LAJMI I FUNDIT:

Daka, Mehmeti e Krasniqi flasin për përgatitjen e planit operacional të sigurisë për zgjedhjet e parakohshme

Daka, Mehmeti e Krasniqi flasin për përgatitjen e planit operacional të sigurisë për zgjedhjet e parakohshme

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim u. d. së Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe u.d Kryeshefit të Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës, Naser Krasniqi.

Ky takim u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Në emër të KQZ-së, kryetarja Daka çmoi lartë angazhimin e Policisë së Kosovës në aspektin e sigurisë në proceset e kaluara zgjedhore, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim ndërinstitucional me qëllim të zbatimit të ligjit.


Në anën tjetër, u. d. së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se Policia e Kosovës, në kuadër të përgjegjësive institucionale dhe ligjore do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të realizimit me sukses të detyrave për procesin zgjedhor”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu, Mehmeti dhe Krasniqi shtruan edhe çështjen e respektimit të masave anti-COVID gjatë fushatës zgjedhore.

“Në lidhje me këtë çështje, subjektet politike u apeluan nga autoritetet ligj zbatuese që të respektojnë masat anti-COVID në mënyrë që të kujdesen për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Policia e Kosovës dhe Inspektorati (AUV) do të vazhdojnë të zbatojnë ligjin anti-COVID, pa asnjë dallim.

Aktualisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Policia e Kosovës janë në fazën e përgatitjes së planit operacional të sigurisë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori