LAJMI I FUNDIT:

Daka për votat nga diaspora: Edhe më herët i kemi verifikuar aplikuesit, do t’i shqyrtojmë edhe ata nga Serbia

Daka për votat nga diaspora: Edhe më herët i kemi verifikuar aplikuesit, do t’i shqyrtojmë edhe ata nga Serbia

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, tha se ky institucion edhe më herët ka bërë verifikimin e votave të ardhura nga jashtë, kjo duke iu referuar vendimit të fundit për votat nga diaspora.

Daka ka sqaruar se vendimi i marrë në mbledhjen e së hënës që të thirren në telefon të gjithë ata që aplikojnë për të votuar, nuk përbën shkelje dhe është verifikim që e kanë bërë në vazhdimësi.

“KQZ-ja duke marr parasysh që vota nga diaspora është lehtë e cenueshme dhe shumë lehtë e manipulueshme ka marr një vendim me të cilin do të bëjë verifikimin e të gjitha votave të cilat vinë nga diaspora, respektivisht do të bëhet verifikimi i identiteti të aplikuesve dhe do të vlerësojmë se a janë ata aplikues për regjistrim si votues jashtë Kosovës me të vërtet votuesit të cilët kanë të drejtë ligjore që të votojnë apo është duke votuar dikush në emër të tyre”.


Verifikimi në këtë formë tha ajo se po bëhet për të eleminuar çdo manipulim të mundshëm. Daka ka përmendur se në vitin 2017 në Istog është konstatuar pas verifikimit se një numër i madh i votuesve që kanë hedhur votën nuk kanë qenë fare votues.

Kryetarja e KQZ-së më tej ka shtuar se këtë punë e kanë praktikuar edhe në zgjedhjet e vitit 2019, si dhe në ato për kryetar të Podujevës vitin e kaluar.

“Edhe mbi bazën e këtyre ne kemi vendosur që ta bëjmë verifikimin sepse na ka ndodhur që në vitin 2017 në Istog ka ndodhur që kemi pasur një manipulim të votave dhe PZAP-ja pasi që ka bërë verifikimin e shumë votuesve ka gjet se ata votues praktikisht nuk kanë qenë fare votues dhe nuk kanë ekzistuar dhe në këtë mënyrë është bërë keqpërdorim i të drejtës qytetare të cilët kanë të drejtë të votojnë, dhe pra kjo ka qenë një prej arsyeve kryesore dhe natyrisht duke u bazuar edhe në këtë vendim po edhe në praktikën ku ka raste se me një e-mail për regjistrim vinë ndoshta 100 emra të ndryshëm dhe natyrisht që ajo menjëherë është çështje për tu dyshuar dhe ne atëherë e verifikojmë votën”.

“Kemi përdorur edhe në zgjedhjet e 2019 edhe në zgjedhjet e 2017, ne e kemi bërë verifikimin, por erdhe në zgjedhjet në Podujevë ne kemi bërë thirrje telefonike dhe kjo pran nuk është hera e parë që po përdoret”.

Verifikim do të bëhet edhe votave që vijnë nga Serbia, ka pohuar Daka, duke shtuar se këtë e kanë obligim ligjor.

“Ne do ta bëjmë vlerësimin edhe të votave që vinë nga Serbia dhe të gjitha votave që vinë nga diaspora sepse në momentin që ne kemi ndonjë dyshim dhe ngritet ndonjë çështje e tillë ne kemi obligim ligjor që ta verifikojmë secilën votë”.

Ndërsa, menjëherë pas vendimit të KQZ-së, kishte reaguar edhe U.D e presidentes, Vjosa Osmani e cila ka thënë se nuk mund të kushtëzohet e drejta votës vetëm me një telefonat.Mirëpo, e parja e KQZ-së, shprehet se vendimi nuk është i saj pasi që janë edhe 11 anëtarë të tjerë.

“Nuk kisha dashtë me komentuar letrën e ushtrueses së detyrës së presidentes, dhe natyrisht nuk është Valdete Daka ajo që merr vendime, por është KQZ-ja, edhe një herë kisha dashtë me përsërit që vazhdimisht i drejtohen Valdete Dakës, për të gjitha ato çka ndodhin në KQZ, dhe për vendimet çka merren por mos harroni se KQZ-ja i ka 11 anëtar të cilët votojnë dhe të gjithë e kanë të njëjtën votë dhe pra secili anëtar e ka një votë dhe vendimet janë kolegiale”, tha ajo për eo.

.KQZ-ja në mbledhjen e fundit po ashtu mori vendim që periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës të fillojë më 13 janar dhe të përfundojë më 21 janar.

Në trend Lajme

Më shumë
Kllokoqi ankohet për ikjen e rinisë: Nga 440 punëtorë në bizneset e mia, 14 prej tyre janë nga Filipinet

Kllokoqi ankohet për ikjen e rinisë: Nga 440 punëtorë në bizneset e mia, 14 prej tyre janë nga Filipinet

Lajme
Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro

Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro

Lajme
Nagip Krasniqi reagon ndaj raportimeve se është i përfshirë në një video me përmbajtje eksplicite me një vajzë të mitur

Nagip Krasniqi reagon ndaj raportimeve se është i përfshirë në një video me përmbajtje eksplicite me një vajzë të mitur

Lajme

"Thërriste nënë, nënë", farmacistja tregon momentet kritike të 14-vjeçarit i cili vdiq nga therja me thikë

Lajme
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Siguri
Kalo në kategori