LAJMI I FUNDIT:

Meksika raporton rastin e parë me variantin e ri të COVID-19 që u zbulua në Mbretërinë e Bashkuar

Meksika raporton rastin e parë me variantin e ri të COVID-19 që u zbulua në Mbretërinë e Bashkuar

Meksika raportoi të dielën rastin e saj të parë të variantit të coronavirusi që u identifikua së pari në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, drejtori i përgjithshëm i Epidemiologjisë në Meksikë, Jose Luis Alomia tha se pacienti është një shtetas britanik 56-vjeçar, që udhëtoi nga Amsterdami në Mexico City më 28 dhjetor dhe më pas në qytetin verilindor të Matamoros.

Bëhet e ditur se pacienti me variantin e coronavirusit ishte vendosur të dielën në intubim.


Ky është edhe rasti i parë i konfirmuar i variantit të Mbretërisë së Bashkuar në Meksikë. Zyrtarët shëndetësorë kanë testuar më shumë se 500 raste të dyshuara të variantit, por ky është rasti i parë i verifikuar.

Ndryshe, Meksika ka regjistruar deri më tani 1.5 milion raste nga sëmundja e COVID-19 si dhe 133 mijë viktima, sipas Ministrisë së Shëndetësisë vendase. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Kalo në kategori