LAJMI I FUNDIT:

Pochettino e bën Pogban prioritetin kryesor për ta transferuar te PSG

Pochettino e bën Pogban prioritetin kryesor për ta transferuar te PSG

Mauricio Pochettino ditë më parë është zyrtarizuar si trajner i ri i Paris Saint Germain.

Trajneri argjentinas ka filluar me fitore, pasi PSG ka triumfuar me rezultat të pastër 3-0 ndaj Brest.

Por tekniku argjentinas e di se skuadra ka nevojë të përforcohet me emra të rinj dhe ka bërë Paul Pogban si prioritetin kryesor.


Francezi është i gatshëm të largohet nga Manchester United, pasi nuk është duke kaluar në formën më të mirë.

Por kampioni në fuqi i Francës nuk do ta ketë të lehtë transferimin e tij, pasi edhe Juventus e Real Madrid duan Pogban.

Daily Star ka shkruar se Pochettino i ka bërë të qartë drejtorit sportiv të PSG-së, Leonardos se e dëshiron me çdo kusht Pogban në skuadër.

Për të arritur deri te francezi, PSG duhet të ofrojë më shumë se 80 milionë euro.

Përveç mesfushorit francez, Pochettino e do te PSG edhe mesfushorin e Tottenham Hotspur, anglezin Dele Alli. /Telegrafi/