LAJMI I FUNDIT:

Martinelli i pafat, u lëndua gjatë ngrohjes para ndeshjes me Newcastle – Arteta thotë se lojtari mund të mungojë gjatë

Martinelli i pafat, u lëndua gjatë ngrohjes para ndeshjes me Newcastle – Arteta thotë se lojtari mund të mungojë gjatë

Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Martinelli ishte caktuar si titullar, por u desh të zëvendësohej përpara ndeshjes së sotme (e shtunë) në mbrëmje, pasi mori një dëmtim në ngrohje para fillimit të ndeshjes në FA Cup kundër Newcastle United.

Martinelli pati një sezon mbresëlënës debutues për Topçinjtë vitin e kaluar, duke shënuar 10 gola në të gjitha garat, por sezoni i tij u ndërpre nga një dëmtim serioz në gju në muajin mars, në ndeshjen e FA Cup FA kundër Portsmouth.


19-vjeçari u kthye në veprim muajin e kaluar, duke ardhur si një zëvendësues i minutës së 71-të kundër Everton, dhe ka bërë katër paraqitje deri më tani.

Sot (e shtunë) ai duhej të fillonte ndeshjen kundër Newcastle në raundin e tretë të FA Cup, por adoleshenti brazilian ishte i pafat duke pësuar një dëmtim në ngrohje dhe u desh të zëvendësohej nga Reiss Nelson.

Megjithatë, lëndimi i sulmuesit brazilian nuk duket edhe aq i lehtë, pasi për të ka folur edhe trajneri Mikel Arteta pas ndeshjes.

“Jam i zemëruar. Isha në zyrën time para ndeshjes dhe një nga trajnerët hyri brenda dhe më tha se Gabi kishte lënduar veten, se ai kishte shtrembëruar kyçin e këmbës”, ka thënë fillimisht Arteta pas ndeshjes së fituar 2-0 nga Arsenali.

“Shkova në infermieri dhe ai ishte në lot. Ai kishte shumë dhimbje dhe ne do të duhet të shohim se si është. Nuk dukej mirë. Kishte dhimbje, kështu që unë imagjinoj që nuk do të kem lajme të mira për të”

“Ne me të vërtetë duam të dimë se çfarë po ndodh. Ai është një karakter dhe dëshiron të luajë ndeshjen tjetër. Ai nuk kujdeset dhe mund të trajtojë dhimbjen, por nuk e di”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori