LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë paqartësitë nëse Kurti mund të kandidojë për deputet, avokati Gashi jep disa sqarime

Vazhdojnë paqartësitë nëse Kurti mund të kandidojë për deputet, avokati Gashi jep disa sqarime

Publikimi i plotë i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për votimin e Qeverisë Hoti ka nxitur debat dhe dilema të mëdha nëse kreu i LVV-së, Albin Kurti mund të kandidojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Në aktgjykimin e plotë të publikuar nga Gjykata Kushtetuese thuhet se, asnjë person nuk mund të jetë kandidat për deputet për zgjedhjet për Kuvend nëse është dënuar për vepër penale me vendim gjyqësor të formës së prerë në tri vitet e fundit.

E, pas publikimit të aktgjykimit, avokati Tomë Gashi ka thënë se Kurti mund të kandidojë, duke dhënë kështu edhe disa sqarime shtesë, transmeton Telegrafi.


“1. Albin Kurti i është shqiptuar sanksion penal, dënim me kusht në vitin 2018 kur në fuqi ka qenë Kodi penal nr.04/L-082 i shpallur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me 19 tetor 2012 .
2. Me dispozitën e nenit 100 të këtij Kodi Penal al 2.thuhet se : Pasojat juridike të dënimit nuk krijohen kur kryesit i shqiptohet dënimi me kusht apo vërejtja gjyqësore ose kur kryesi lirohet nga dënimi’.

Me dispozitën e nenit 3 pika 1 të këtij Kodi Penal parashihet zbatimi i ligjit në kohën e kryerjes së veprës penale.  Andaj në rastin e z.Albin Kurtit është e qartë se dënimi me kusht i shqiptuar në vitin 2018 nuk prodhon kurrfarë pasoje juridike“, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, ai ka thënë se “Më qartë se kaq nuk mund të jetë as për ata që i frikësohen pa nevojë ardhjes së shpejtë të Qeverisë Kurti ll dhe të Albin Kurtit Kryeministër”.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e publikoi sot të plotë aktgjykimin lidhur me votimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh.

Kushtetuesja kishte konstatuar se qeveria e zgjedhur më 3 qershor 2020, nuk ishte në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [zgjedhja e qeverisë] të Kushtetutës sepse qeveria nuk kishte marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Kalo në kategori