LAJMI I FUNDIT:

Në QKUK po trajtohen 14 të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj, tre në gjendje të rëndë

Në QKUK po trajtohen 14 të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj, tre në gjendje të rëndë
Foto: Ilustrim

E plotësuar: Nga 42 të lënduarit në shpërthimin në Ferizaj, 14 tashmë janë pranuar në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Tre nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë dhe tashmë i janë nënshtruar edhe operacionit.

Këto detaje i ka dhënë për Telegrafin drejtori i Emergjencës në QKUK, Basri Lenjani.


“I kemi pranuar 14 pacientë nga Ferizaj, për momentin prej tyre tre janë në gjendje më të rëndë por jashtë rrezikut për jetë, ata janë trajtuar, janë operuar në sallën e madhe operative, një pjesë e tyre do të pranohen në Kirurgjinë Plastike. Deri më tani kjo është ajo që mund t’ua them, sepse ne jemi ende duke grumbulluar të dhënat. Por, për momentin të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Lenjani për Telegrafin.

………..

E plotësuar: Nga shpërthimi i një bombole të gazit që ndodhi sot pasdite në një lokal në Ferizaj, numri i të lënduarve ka arritur në 42, prej të cilëve 12 janë dërguar për në QKUK.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Major Qazim Reka nga Policia e Kosovës.

“Numri i të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit ka arritur në 42, në mesin e tyre janë edhe dy të mitur”, ka thënë Reka.

…….

Nga shpërthimi i një bombole gazi, në një qendër tregtare në Ferizaj, 31 persona kanë mbetur të lënduar prej të cilëve tre tashmë po trajtohen në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare.

Për gjendjen e pacientëve të lënduar ka folur për Telegrafin, drejtori i Emergjencës në QKUK, Basri Lenjani.

Lenjani tha se tre nga pacientët tashmë janë duke u trajtuar në QKUK, e të cilët kanë djegie të shkallës së dytë.

Sipas tij, edhe pesë pacientë janë rrugës për në QKUK, ndërkaq edhe 12 të tjerë janë duke u trajtuar në Ferizaj.

“Janë tre pacientë të cilët i kemi pranuar dhe kanë djegie të shkallës së dytë, edhe pesë jemi duke i pritur, pra janë në ardhje, kurse 12 janë ende duke u trajtuar në Ferizaj. Për momentin vetëm mund të ju them se kanë djegie të shkallës së dytë”, tha shkurt Lenjani për Telegrafin.

Shpërthimi në Ferizaj: Nga 42 të lënduar, 3 në mjekim intensiv 10 duke u operuar në QKUK
Lexo po ashtu Shpërthimi në Ferizaj: Nga 42 të lënduar, 3 në mjekim intensiv 10 duke u operuar në QKUK

Ndryshe, Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka konfirmuar për Telegrafin se nga shpërthimi që ka ndodhur sot janë lënduar 31 persona.

Major Qazim Reka ka thënë se bëhet fjalë për shpërthim të një bombole të gazit.

Ai ka shtuar nga 31 të lënduarit shtatë prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë dërguar për tretman në QKUK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori