Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të bashkëpunojnë për vaksinimin kundër coronavirusit. Mirëpo, BE-ja nuk është përgjigjur në mënyrë të qartë se si i shohin kritikat nga Kosova për “sjelljen në mënyrë joligjore të disa dozave të vaksinave nga Serbia”.
“Ne jemi duke ndjekur zhvillimet dhe duke i shikuar raportet për këto zhvillime që kanë të bëjnë me shpërndarjen e vaksinave. Autoritetet në Serbi dhe në Kosovë duhet të bashkëpunojnë ngushtë në përputhje me aranzhimet relevante nga dialogu për lëvizjen e mallrave dhe certifikimin e prodhimeve farmaceutike”, ka thënë në një përgjigje me shkrim, Peter Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të jashtme dhe siguri, transmeton REL.
Serbia pati dërguar një sasi të kufizuar të dozave të vaksinave në veri të Kosovës në fund të dhjetorit, dhe kjo, nga Qeveria e Kosovës ishte konsideruar si akt “joligjor” duke paralajmëruar edhe masa.
Ndërsa në konferencën e fundit për media, vitin e kaluar, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi vendi tij do të vazhdojë të kujdeset për njerëzit në Kosovë, duke shtuar se Serbia nuk rrezikon askënd duke dërguar një dozë vaksinash në veri të Kosovës.
Shqetësim për këtë veprim kishte shprehur edhe kryeministri i Kosovës në detyrë, Avdullah Hoti. Sipas një njoftimi nga Qeveria e Kosovës kjo çështje ishte ngritur në bisedën që Hoti kishte pasur me Komisionarin e BE-së për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Verhelyi.
Në anën tjetër, nga BE-ja vetëm konfirmuan se Verhelyi kishte biseduar me Hotin për fushatën e vaksinimit, dhe e kishte njoftuar atë me ndihmën që po e ofron BE-ja përmes dhënies së 70 milionë eurove shtesë për tërë Ballkanin Perëndimor, por nuk konfirmuan se dikush në emër të BE-së e kishte quajtur si “të papranueshme” dërgimin e vaksinave nga ana e Serbisë në veri të Kosovës.
Sipas disa burimeve në Bruksel këtë në bisedë e kishte shprehur vetëm Hoti, por jo edhe dikush nga BE-ja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe