LAJMI I FUNDIT:

Plagosi tre persona në Pejë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Plagosi tre persona në Pejë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit M.RR, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale vrasje e mbetur në tentativë.

Në  njoftimin e bërë nga Gjykata Themelore në Pejë thuhet se “Me datë 02.01.2021, rreth orës 21:02 minuta, në Pejë, mu para shtëpisë së të dëmtuarve, me dashje e për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme dhe të atë çastshme mes të pandehurit dhe të dëmtuarve SH.D, A.D dhe F.D, i pandehuri ka tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin A.D, në atë mënyrë që pasi që vjen deri te fjalosja dhe përleshja mes të pandehurit dhe të dëmtuarve, i pandehuri në një moment nxjerr pistoletën nga brezi dhe shtie në drejtim të dëmtuarve duke iu shkaktuar lëndime trupore të rrezikshme për jetën, e pastaj largohet nga vendi i ngjarjes”.


Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë, dy nga ta dërgohen në QKUK
Lexo po ashtu Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë, dy nga ta dërgohen në QKUK

“Me këto veprime i pandehuri M.RR dyshohet se ka kryer veprat penale vrasje e mbetur në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së, lëndim i rëndë trupor nga neni 186 par.3 lidhur me par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se “të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se i njëjti i ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet dhe se gjatë procedurës hetimore do të dëgjohen tre të dëmtuarit e pas shikimit të video incizimit eventualisht mund të dëgjohet edhe ndonjë dëshmitar që ka qenë prezent në vendin e ngjarjes, ashtu që me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri ekziston rreziku se i njëjti mund të ndikojë në drejtim të ndryshimit të deklaratave të tyre, e me këtë të pengohet rrjedha normale e procedurës”.

“Gjykata, caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton edhe me faktin se me gjetjen e të pandehurit në liri, ka arsye për të besuar se i njëjti mund të asgjësojë, fshehë apo të ndryshojë provat e veprës penale. Gjithashtu, pesha e veprave të kryera penale, mënyra dhe rrethanat e kryerjes së veprave penale në qendër të qytetit ku frekuentohet nga një numër i madh i njerëzve si dhe raportet e acaruara mes të pandehurit dhe të dëmtuarve, tregojnë ekzistimin e rrezikut real se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri, i njëjti mund të përfundoj veprën e tentuar penale apo të kryej ndonjë vepër të natyrës së njëjtë”, vijon njoftimi.

“Gjykata vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë mirëpo, vlerësoi se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate. Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori