LAJMI I FUNDIT:

Suarez vë rekord të ri te Atletico pas golit ndaj Alavesit

Suarez vë rekord të ri te Atletico pas golit ndaj Alavesit
(Foto: Instagram/luissuarez9)

Luis Suarez vazhdon të bëhet gjithnjë e më i pëlqyer ndër tifozët e Atletico Madridit me golat vendimtar që është duke i shënuar.

Sulmuesi uruguaian realizoi golin e fitores në triumfin prej 2-1 në udhëtim te Deportivo Alaves, duke vënë kështu një rekord të ri për fillimin më të mirë në shekullin 21.


Suarez u konsiderua tepricë nga trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, gjatë verës së kaluar, ashtu që u transferua te Los Rojiblancos.

Dhe porsa nënshkroi me klubin rival të La Ligas, ai menjëherë filloi të bëjë emër edhe me fanellën e re.

Goli i të dielës ndaj Alavesit ishte i nënti për të këtë sezon në kampionatin spanjoll duke qëndruar kështu në krye të listës së golashënuesve, së bashku me Gerard Moreno (Villarreal) dhe Iago Aspas (Celta Vigo).

Duke ia shtuar edhe dy asistime, ai e ka tejkaluar rekordin e Radamel Falcaos për fillimin më të mirë të një lojtari për Atleticon në këtë shekull. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/luissuarez9)

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori