Përderisa shumë vende të botës po administrojnë vaksinat kundër coronavirusit të ri, jo të gjitha grupet shoqërore mund ta marrin atë.
Për gratë shtatzëna dhe ato gjidhënëse, marrja e vaksinës do të varet nëse shtetet ku ato jetojnë do ta lejojnë apo ndalojnë një gjë të tillë.
Në Mbretërinë e Bashkuar, rregullatorët shëndetësorë kanë vendosur, që për shkak të mungesës së të dhënave mbi efektet e vaksinës ndaj grave shtatzëna, ato nuk do ta marrin atë. Ndërkaq, në Shtetet e Bashkuara, Administrata për Ushqim dhe Barna, ka thënë se janë gratë shtatzëna dhe nënat gjidhënëse që do të vendosin nëse duan ta marrin apo jo vaksinën.
Në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëri të Bashkuar, shtetet e Bashkimit Evropian dhe në vende të tjera të botës, ka nisur administrimi i vaksinës kundër coronavirusit, të krijuar nga Pfizer dhe BioNTech, kompani të cilat, gjatë fazave testuese, nuk kanë përfshirë gratë shtatzëna dhe gjidhënëse në studimet e tyre.
Ndërkaq, Agjencia Evropiane e Barnave, tha se administrimi i vaksinës së Pfizer/BioNTech ndaj grave shtatzëna, duhet të shqyrtohet për secilin rast veç e veç. Megjithatë, kjo agjenci tha se mund ta ndryshojë rekomandimin për vaksinat ndaj grave shtatzëna, nëse ka të dhëna të reja.
Doktoresha Ruth Faden nga Universiteti Jons Hopkins thotë se “nuk ka të dhëna”, nëse vaksina është e rrezikshme për gratë shtatzëna, shkruan BBC.
Por, Qendrat për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC) me bazë në SHBA, thonë se ka pak gjasa që vaksinat kundër koronavirusit të kenë ndikim negativ te gratë shtatzëna.
“Përderisa studimet ende nuk janë bërë, bazuar se si funksionojnë vaksinat (me teknologjinë) mRNA, ekspertët besojnë se ka pak gjasa që ajo të ketë rrezik ndaj grave shtatzëna”, thotë CDC, transmeton REL.
Teknologjia mRA është përdorur në prodhimin e vaksinës së Pfizer/BioNTech dhe asaj të kompanisë Moderna. Kjo teknologji përpunon kodit gjenetik të virusi.
“Vaksinat mRNA nuk përmbajnë virusin që e shkakton sëmundjen COVID-19, prandaj nga marrja e vaksinës askush nuk do të infektohet me koronavirus. Megjithatë, rreziqet potenciale ndaj grave shtatzëna dhe fetusit të tyre janë të panjohura sepse këto vaksina nuk janë studiuar në gratë shtatzëna”, thotë CDC.
CDC po ashtu thotë se nuk ka të dhëna lidhur me ndikimin që mund të kenë vaksinat ndaj COVID-19, për nënat që ushqejnë fëmijët e tyre me gji.
Efektet anësore të vaksinës
Vaksinat kundër koronavirusit, që tashmë janë aprovuar për përdorim, siç është vaksina e Pfizerit dhe kompanisë Moderna, kanë efekte anësore.
Po ashtu, në Britani dhe Indi është miratuar vaksina e krijuar nga Astrazeneca dhe Universiteti i Oxfordit.
Shembull, disa persona, në Britani dhe SHBA, kanë pasur reaksione alergjike, pasi kanë marrë dozën e parë të vaksinës së Pfizer dhe BioNTech. Përderisa, Britania ka rekomanduar që personat që kanë histori të alergjive ndaj barnave dhe ushqimeve të mos e marrin vaksinën, Administrata për Ushqim dhe Barna (FDA) në SHBA ka rekomanduar se shumica e amerikanëve që vuajnë nga alergjitë janë të sigurt që ta marrin vaksinën.
Por, FDA – që tashmë ka nisur të hetojë rastet e raportuara të alergjive – ka rekomanduar se vetëm personat që në të kaluarën kanë pasur reaksione të rënda alergjike ndaj vaksinave apo përbërësve që janë përdorur në vaksinën e Pfizerit, duhet të mos e marrin atë.
FDA ka thënë se beson që kimikati i quajtur polietilen glikon (PEG) – që është përdorur nga Pfizeri, por edhe nga kompania Moderna – mund të jetë “fajtori” për reaksionet alergjike.
Përveç reaksioneve alergjike që janë raportuar, nga vaksina e Pfizerit njerëzit kanë pasur edhe efekte të tjera anësore, të cilat zakonisht kanë zgjatur për disa ditë, të tilla si dhimbje në vendin e marrjes së vaksinës, lodhje, kokëdhimbje, dhimbje muskujsh, ethe, dhimbje të kyçeve dhe temperaturë.
Vaksina e Pfizerit administrohet përmes dy dozave, në një diferencë kohore prej 21 dhe 28 ditësh, nga doza e parë në të dytë. FDA thotë se nga studimet e kryera, njerëzit kanë më shumë të ngjarë të përjetojnë efekte anësore pas marrjes së dozës së dytë.
Pavarësisht se zbulimi i vaksinave kundër koronavirusit të ri ka rritur shpresat që mund të përshpejtojë dhënien fund të pandemisë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se vetëm vaksina nuk do të ndihmojë në mposhtjen e pandemisë.
“Vaksina do të plotësojë mjetet e tjera që kemi dhe nuk do t’i zëvendësojë ato”, ka thënë drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus më herët, duke porositur njerëzit që të vazhdojnë të mbajnë maska, të ruajnë distancën dhe higjienën personale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës