LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti britanik votoi për marrëveshjen tregtare pas BREXIT-it

Parlamenti britanik votoi për marrëveshjen tregtare pas BREXIT-it

Dhoma e Poshtme e parlamentit britanik e miratoi me shumicë të madhe marrëveshjen e negociuar të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian. Deputetët hapën rrugën për një zbatim të përkohshëm të traktatit nga 1 janari.

521 deputetë votuan për të, 73 kundër. Përfaqësuesit e popullit hapën rrugën që Britania e Madhe të dalë nga tregu i brendshëm i përbashkët me BE-në më 1 janar.

Kryeministri Boris Johnson ia paraqiti parlamentit ligjin mbi marrëveshjen tregtare pas BREXIT-it, të cilin Dhoma e Sipërme do të miratojë më vonë. Mbi këtë bazë, marrëveshja mund të zbatohet përkohësisht nga 1 janari, ndonëse Parlamenti i BE-së nuk e ka dhënë ende miratimin e tij.


Johnsoni tha në debatin e Dhomës së Poshtme se vendi i tij do të mbetet “një fqinj mik, miku më i mirë dhe aleat” për BE-në. Londra dhe Brukseli “do të bashkëpunojnë ngushtë, sa herë përkojnë vlerat dhe interesat tona”.

Keir Starmer, udhëheqësi i opozitës i partisë së Punës, u kishte kërkuar deputetëve të partisë së tij ta miratonin marrëveshjen. Starmer tha se marrëveshja është “e varfër”. Por teksti i saj është “më mirë se pa marrëveshje fare”.

Marrëveshja tregtare e BREXIT-it, Këshilli Evropian miraton vendimin për nënshkrimin e saj
Lexo po ashtu Marrëveshja tregtare e BREXIT-it, Këshilli Evropian miraton vendimin për nënshkrimin e saj

Pas një beteje të gjatë, të dyja palët ranë dakord për marrëveshjen në 24 dhjetor. Ajo rregullon çështje të shumta tregtare dhe doganore në mënyrë që të parandalojë kaosin në marrëdhëniet e ardhshme ekonomike. Nuk ka më kohë të mjaftueshme deri në fund të vitit për një proces të rregullt ratifikimi. Prandaj, rregullat e pajtuara do të zbatohen përkohësisht deri të paktën 28 ​​shkurt.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel e nënshkruan marrëveshjen e tregtisë disa orë para votimit në Dhomën e Poshtme të parlamentit britanik.

Ata e nënshkruan kontratën në një ceremoni të shkurtër.

“Ishte një rrugë e gjatë. Tani është koha të lëmë pas BREXIT-in. E ardhmja jonë ndërtohet në Evropë”, tha von der Leyen në Twitter. /Deutsche Welle/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori