LAJMI I FUNDIT:

Estrada pagoi tatime edhe pse shteti ua ndaloi punën – Në vitin 2020 nga këngëtarët u inkasuan 233 mijë euro

Estrada pagoi tatime edhe pse shteti ua ndaloi punën – Në vitin 2020 nga këngëtarët u inkasuan 233 mijë euro
Foto: Telegrafi

Gjatë vitit që lamë pas buxheti i Republikës së Kosovës nuk përfitoi as për afër tatime nga këngëtarët krahasuar me vitet paraprake.

Moslejimi i koncerteve në kuadër të ndalimit të tubimeve, kufizimet për lokalet e natës, orari i lëvizjes dhe mbyllja e kufijve bënë që estrada kosovare të jetë në qendër të vëmendjes përgjatë periudhës së pandemisë.

Këngëtarët që rëndom ushtronin lirshëm veprimtarinë e tyre, në vitin 2020 nuk i patën rrethanat e njëjta. Masat e qeverisë që ndryshonin në periudha të caktuara kohore, secilën herë goditën rëndë fushën e rekreacionit, konkretisht mbajtjen e koncerteve, dasmave dhe tubimeve tjera, të cilat paraqesin bazën kryesore të mbijetesës së këngëtarëve në Kosovë.


Labinot Tahiri dhe Edona Llalloshi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Respektivisht, këto rrethana ia pamundësuan edhe shtetit që të përfitojë nga tatimet në fitim të këngëtarëve.

Administrata Tatimore e Kosovës në një përgjigje të cilën ia ka dhënë Telegrafit, ka lënë të kuptohet se gjatë 2020-tës, janë mbledhur gjithsej 433 mijë euro më pak tatime nga këngëtarët se në 2019.

Pra, gjatë tërë vitit 2020 janë inkasuar gjithsej 244 mijë euro tatime nga estrada kosovare, krahasuar me një vit më herët kur ishin mbledhur 677 mijë euro.

“Gjatë vitit 2019 nga kategoria e veprimtarisë Argëtimit dhe Rekracionit janë mbledhur të hyra në shumë prej 677 mijë euro, ndërsa në vitin 2020 të hyrat e mbledhura ishin 244 mijë euro. Si çdo veprimtari tjetër edhe veprimtaria ku bëjnë pjesë këngëtarët është subjekt i tatimit. Prandaj, duke pasur parasysh se sistemi i deklarimit në Kosovë është sistem i deklarimit vullnetar të të hyrave, kjo kategori ka paguar tatime, ku të dhënat e fundit u cekën më lartë. Përveç kësaj, ATK bazuar në Ligjin mbi Administratën Tatimore dhe procedurat, Neni 19, ka të drejtë të bëjë vlerësimin për tatim, aty ku beson se informatat e siguruara në deklaratën tatimore nuk janë të sakta”, thuhet në përgjigjen e ATK-së për Telegrafin.

Marrë parasysh se në Kosovë nuk u lejuan tubimet dhe organizimet tjera, një pjesë e madhe e estradës punën e saj e organizoi jashtë Kosovës.

Shqipëria si vend bregdetar, me përqendrim të madh të turistëve pavarësisht rrethanave të rënda ishte vendi ku artistët kosovarë të muzikës organizuan ahengje festive, e madje edhe performuan.

Sidoqoftë, bazuar në marrëveshjet tatimore ndërkombëtare që ka Kosova, këngëtarët duhet të paguajnë tatimet në shtetin ku performojnë.

Pra, nëse ata organizojnë koncert në Shqipëri, tatimet në fitim i paguhen shtetit shqiptar, dhe jo atij të Kosovës.

“Kosova ka Marrëveshje Tatimore Ndërkombëtare, që bazuar në këto marrëveshje pagesa e tatimit për të ardhurat e këngëtarëve bëhet në vendin ku realizohet këndimi/shfaqja. Prandaj nëse aktiviteti është realizuar në shtetin tjetër dhe jo në Kosovë, pagesa e tatimit duhet të bëhet atje. Ndërsa me shtetet të cilat nuk kemi marrëveshje, pagesën e tatimit prapë duhet ta bëjnë në shtetin ku realizohet këndimi/shfaqja, në formën e tatimit të mbajtur në burim në të ardhura”, thuhet tutje në përgjigjen e ATK-së për Telegrafin.

View this post on Instagram

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

Duke qenë se ende nuk ka ndonjë datë të përafërt të kthimit të normalitetit të situatës, masat kufizuese të qeverisë vazhdojnë të mbesin në fuqi.

Në këtë kuadër, rreptësisht të ndaluara mbesin organizimet e dasmave, koncerteve dhe tubimeve të tjera ku mund të jenë prezent numër i madh personash. Kjo nënkupton se normalitet në aspektin e ushtrimit të profesionit nuk do të ketë as për këngëtarët, e në këtë kontekst as të ardhura sa kishte viteve të kaluara.

Në një situatë të tillë, edhe për këngëtarët do të ketë lehtësime nga ATK. Këta të fundit thonë se po zbatojnë një mundësi të pagesës së borxhit tatimor përmes kësteve.

Pra, kjo nënkupton që përqindja tatimore e obligueshme me ligj mund të paguhet në shuma më të vogla, në një periudhë më të gjatë.

E megjithatë, për të përfituar nga kjo mundësi, një individ duhet të plotësojë disa kritere ligjore.

“ATK në fillim të vitit 2021, do të aprovojë planin vjetor 2021 të punës. Sipas këtij plani nuk ka ndonjë formë tjetër shtesë për mbledhjen e të hyrave përveç asaj që parashihet me ligj. Një lehtësi së fundi që është duke u zbatuar, është mundësimi i pagesës së borxhit tatimor me këste përmes marrëveshjes me këste. Për këtë, duhet të plotësohen disa kritere ligjore për të pasur të drejtë tatimpaguesi të përfitojë nga kjo. ATK është institucion ekzekutiv i cili ka për qëllim që të zbatojë legjislacionin tatimor në mënyrë të njëtrajtshme, që nënkupton se nuk ka mandat që të ulë shumën e tatimit. Kjo është më tepër e nivelit qendror politik bërës, që nevojitet ndryshim të bazës ligjore”, kanë thënë në fund ATK për Telegrafin.

Administrata Tatimore e Kosovës

Kujtojmë se pas pasojave ekonomike të pandemisë dhe masave të vëna nga qeveria, këngëtarët kosovarë kishin organizuar edhe protesta. Kërkesë kryesore e tyre ishte lejimi i mbajtjes së dasmave, dhe atë nën kushtet e përcaktuara nga institucionet shëndetësore të Kosovës.

Megjithatë, kjo nuk ishte bindëse për qeverinë e cila vazhdon që në ballë të masave restriktive të mbajë mbylljen e klubeve të natës, ndalimin e dasmave e tubimeve dhe kufizimin rigoroz të orarit të lëvizjes. /Telegrafi/

Foto: Ridvan Slivova

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Magazina
Kalo në kategori