Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur provokim të papërshtatshëm ofertën e Rusisë për ta sjell vaksinën “Sputnik V” në Shqipëri.
Në konferencën e fundvitit, Rama tha se është krejtësisht e papërshtatshme që të bëjë provokime të tilla qesharake.
“Ajo që pashë që Ambasada e Rusisë kishte postuar nga Twitteri i drejtorit të komunikimi një retweet të shefes së Komisionit Evropian. Mendova se ishte një meme. Sepse për një shtet serioz është krejtësisht e papërshtatshme që të bëjë provokime të tilla. Kur them provokim nuk i paraprij ndonjë demarshi pranë shtetit rus, sepse ky është një provokim qesharak. Dhe nuk është mirë që një shtet si Rusia të bëhet qesharake nëpërmjet këtyre shkrimeve. Që ambasada e një shteti serioz të sillet sikur është një seksion i Portokallisë apo konkurrent i Portokallisë. Shpreh keqardhjen për këtë. Postimi i Ambasadës ruse nga ana ime konsiderohet i papërshtatshëm. Ndjesë e Ambasadës ruse, qoftë dhe për keqkuptimin, do të ishte i mirëpritur”, tha Rama.
Ai më tej sqaroi se si Qeveria shqiptare është e fokusuar te vaksinat e Pfizer, Astra-Zeneca dhe Moderna.
“Ne jemi të fokusuar te vaksinat e Pfizer, Astra-Zeneca dhe Moderna. Shtetet me te cilat ne komunikojmë në BE janë drejtuar në këto kompani. Nuk kemi asnjë arsye të shprehim rezerva apo të paragjykojmë vaksinën ruse apo kineze, por për momentin ne jemi të fokusuar në këto drejtime. Nëse do të lind nevoja dhe do ta shohim të arsyeshme, patjetër që do të shohim dhe alternativa të tjera”, theksoi ai.
Ambasada ruse në Tiranë i është përgjigjut një shkrimi në Twitter të zëdhënësit të Ramës, Endi Fuga, pasi ky i fundit u ankua tek presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, duke pretenduar se Ballkani perëndimore është “lënë vetëm” në fushatën e vaksinimit kundër COVID-19. Ambasada tha se Rusia është e gatshme të ofrojë vaksinën e saj në Shqipëri, nëse qeveria e kërkon atë.
Ky nuk është refuzimi i vetëm që po i bëhet Rusisë për vaksinën “Sputnik V”.
Të hënën, presidenti Aleksandar Vuçiqi ka thënë se, nuk do ta marrin vaksinën ruse “Sputnik V”, pa miratimin e institucioneve serbe të shëndetësisë, duke shtuar se një kontingjent prej 77 mijë doza të vaksinës Pfizer do të vijnë së shpejti në Serbi.
“Para fundit të vitit, në vendin tonë pritet të arrijnë edhe sasitë e para të vaksinës ruse ‘Sputnik V’, por kjo nuk do të thotë gjë, gjersa ta marrim lejen nga institucionet tona të shëndetësisë”, tha Vuçiq.
Kujtojmë se ditë më parë kryeministrja serbe Ana Brnabiq ishte vaksinuar me vaksinën Pfizer, duke refuzuar atë rusen “Sputnik V”.
Po ashtu, anëtari i Shtabit të Krizave për luftën kundër COVID-19, Zoran Gojkoviq tha që në tremujorin e parë të 2021 ata duhet të marrin 350 mijë doza.
Gojkoviq shtoi se autorizimi për të marrë vaksinën Sputnik V nga Rusia është në pritje, pasi është duke u analizuar nga ekspertët, dhe popullata do të jetë në gjendje të zgjedhë midis disa vaksinave.
Ndryshe, Këshilli Evropian ka marr vendim për t’i ardhur në ndihmë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke miratuar një paketë 70 milionë euro për qasjen e shpejtë në vaksinën ndaj COVID-19. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze