LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Evropian jep 70 milionë euro për Ballkanin për qasje të hershme në vaksinat kundër COVID-19

Komisioni Evropian jep 70 milionë euro për Ballkanin për qasje të hershme në vaksinat kundër COVID-19

Komisioni Evropian ka miratuar paketën prej 70 milionë euro për qasje të hershme të vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinat kundër COVID-19 të Bashkimit Evropian.

Kjo pako është nën Instrumentin e Para-Anëtarësimit (IPA II) për të ndihmuar në financimin e qasjes së partnerëve të Ballkanit Perëndimor në vaksinat kundër COVID-19 të prokuruara nga shtetet anëtare të BE-së.

“Gjatë gjithë pandemisë, BE-ja ka treguar se e trajton Ballkanin Perëndimor si partner të privilegjuar. Ne vazhdojmë të veprojmë në këtë frymë edhe në rastin e vaksinave, duke ndërmarrë hapa për ta mundësuar një fillim të shpejtë të fushatave të vaksinimit për stafin kritik dhe grupet më të cenueshme në rajon në fillim. Vaksinimi i shpejtë do të jetë vendimtar në mbarimin e pandemisë dhe fillimin e rimëkëmbjes socio-ekonomike të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, përcjell Telegrafi.


Paketa do të shpërndahet në formën e granteve që do të ndihmojnë në mbulimin e kostos së vaksinave për grupet prioritare në rajon, si dhe pajisjet e nevojshme për vaksinim. Kjo do t’i mundësojë Ballkanit Perëndimor që ta blejë një numër të vaksinave nga Marrëveshjet e Avancuara të Blerjes të BE me gjashtë prodhues, ashtu që shtetet anëtare të BE e ndajnë një pjesë të dozave të tyre të para-alokuara.

Ndërsa BE vazhdon ta përkrahë iniciativën COVAX, që është instrumenti botëror për të siguruar qasje të drejtë dhe universale në vaksinat COVID-19, dhe të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor e kanë nënshkruar atë, dorëzimi i vaksinave nën atë skemë pritet të fillojë më vonë sesa fushatat e vaksinimit në BE.

Qasja në një numër të dozave nga marrëveshjet e blerjes së BE-së, do të mundësojnë që rajoni të fillojë vaksinimin paralelisht me shtetet anëtare të saj.

Komisioni dhe Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve po e ndihmojnë rajonin edhe në finalizimin e strategjive të vaksinimit në përputhje me rekomandimet e Komisionit për ta siguruar përgatitjen e duhur të fushatave dhe administrimin e vazhdueshëm të vaksinave.

Bashkimi Evropian po financon edhe një projekt me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për të ndihmuar në menaxhimin e logjistikës dhe shpërndarjen e vaksinave. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori