Tash e një javë, Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykimin pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shpallje të pavlefshme votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.
Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh. Megjithatë, kjo gjykatë ende nuk ua ka dorëzuar palëve aktgjykimin e plotë, rrjedhimisht ky aktgjykim ende nuk ka hyrë në fuqi.
Pavarësisht kësaj, u.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani tashmë ka përfunduar takimet me liderët politikë, ku është diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Osmani po ashtu ka zhvilluar takim edhe me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ku pas takimit ajo ka theksuar se do të shpallë zgjedhjet menjëherë sapo aktgjykimi i Kushtetueses të hyjë në fuqi, pas dorëzimit tek palët.
Me Ligjin për zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës është e vendosur që fushata zgjedhore në zgjedhje të rregullta të zgjasë 30 ditë, por partitë politike në zgjedhje të jashtëzakonshme nuk kanë aq shumë kohë për të bërë fushatë elektorale pasi që afatet shkurtohen.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha se në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe parakohshme kohëzgjatja e fushatës zgjedhore shkurtohet.
“Pas shpalljes së zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton afatet e të gjitha aktiviteteve dhe periudhave zgjedhore, në mes e të cilave është edhe kohëzgjatja e fushatës zgjedhore. Në zgjedhje të jashtëzakonshme apo të parakohshme, të cilat duhet të organizohen brenda një kohe të shkurtër, afatet kohore të aktiviteteve shkurtohen duke u përshtatur me ditët që janë në dispozicion të KQZ-së. Se sa do të jetë kohëzgjatja e fushatës së këtyre zgjedhjeve, do të vendoset nga KQZ-ja”, sqaroi Elezi.
Sa i përket mbajtës së tubimeve në kohë pandemie, Elezi thotë se kjo çështje i takon institucioneve që merren me menaxhimin e pandemisë.
“KQZ-ja e përcakton kohën e mbajtjes së fushatës zgjedhore sepse është detyrim ligjor, ndërsa sa i përket masave kufizuese dhe lejimit ose jo të tubimeve publike, kjo është një çështje që i takon institucioneve tjera që merren me menaxhimin e pandemisë”, ka thënë ai.
Theksojmë se në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit 2019, KQZ kishte vendosur që fushata zgjedhore të jetë 10 ditë.
Ndryshe, pas shpalljes së aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, partitë politike kanë shprehur gatishmërinë për zgjedhje, ndërsa kanë filluar edhe me zyrtarizimin e kandidatëve për kryeministër.
“Pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës zgjedhjet e parakohshme caktohen nga Presidenti jo me vonë se dhjetë ditë pas shpërndarjes. Zgjedhjet e parakohshme nuk mund të mbahen më herët se tridhjetë ditë dhe me vonë se dyzetë e pesë ditë pas shpërndarjes. Zgjedhjet e parakohshme rregullohen nga ligjet dhe rregullat e njëjta të KQZ-së sikurse edhe zgjedhjet tjera, përveç se KQZ-ja mund të ndryshojë afatet kohore sipas nevojës në pajtim me rrethanat”, thuhet në ligjin për zgjedhjet.
Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve bëhet publik në ‘Gazetën Zyrtare të Kosovës’. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë
Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian