LAJMI I FUNDIT:

Santos nuk e pranon rekordin e Messit si golashënuesi më i mirë për një klub – klubi brazilian thotë se ende është Pele

Santos nuk e pranon rekordin e Messit si golashënuesi më i mirë për një klub – klubi brazilian thotë se ende është Pele

Santos ka bërë të ditur se ata nuk e pranojnë rekordin e Lionel Messit si golashënuesi më i mirë në histori të futbollit për një klub.

Pele e mbante këtë rekord me 643 gola, mirëpo ylli argjentinas e theu atë në këtë javë me golin ndaj Real Sociedadit, duke shënuar një më shumë.


Por, klubi brazilian insiston se Pele ka shënuar 1.091 gola për ta dhe jo siç raportohet 643 gjatë karrierës.

Messi flet pas thyerjes së rekordit të Peles: Kurrë nuk e ka menduar se do të thyej ndonjë rekord
Lexo po ashtu Messi flet pas thyerjes së rekordit të Peles: Kurrë nuk e ka menduar se do të thyej ndonjë rekord

Klubi thotë se Pele shënoi edhe 448 gola shtesë të shënuar në ndeshje dhe gara miqësore të cilat më pas u konsideruan të ishin në një nivel më të ulët, sikur të kishin vlerë më të vogël se të tjerët.

Santos pretendon se golat e Pele ndaj River Plate, Boca Juniors, Racing, Universidad de Chile, Real Madrid, Juventus, Lazio, Napoli, Benfica dhe Anderlecht nuk janë përfshirë në llogarinë zyrtare, as tetë gola kundër Interit ose katër gola kundër Blaugranasëve.

Argumenti i klubit brazilian është se ndeshjet ishin zyrtare pasi ato u luajtën me ekipe zyrtare dhe rregullat e lojës, kështu që duhet të llogariten për atë numër sesa vetëm 643. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori