LAJMI I FUNDIT:

Mësohet koha kur mund të luhet ndeshja Juventus-Napoli

Mësohet koha kur mund të luhet ndeshja Juventus-Napoli

Sipas raporteve të shumta në Itali, ndeshja Juventus-Napoli mund të luhet në muajin maj.

Juventusit iu dha një fitore 3-0 këtë tetor pasi që lojtarët e Napolit nuk arritën të paraqiteshin në Allianz Stadium pasi kishin dy lojtarë pozitivë me COVID-19.

Napoli gjithashtu u dënua me heqjen e një pike. Megjithatë, klubi napolitan ka fituar lëndën e tretë ndaj CONI-in, i cili vendosi që loja të përsëritet.


Sipas Il Corriere della Sera dhe La Gazzetta dello Sport lista e ndeshjeve është shumë e zënë me Juventusin dhe Napoli të cilët gjithashtu do të përballen me njëri-tjetrin më 20 janar në finalen e Superkupës italiane.

Data e parë e mundshme për të luajtur ndeshjen është në muajin maj, por kjo do të ndryshojë nëse Napoli dhe Juventus eliminohen nga Liga e Evropës respektivisht Liga e Kampionëve.

Tani për tani, FIGC nuk do të marrë ndonjë vendim se kur do të luhet ndeshja e Juventus-Napoli. /Telegrafi/