LAJMI I FUNDIT:

Gjermania raporton numër rekord ditor të të vdekurve shkaku i coronavirusit

Gjermania raporton numër rekord ditor të të vdekurve shkaku i coronavirusit

Zyrtarët shëndetësorë gjermanë raportuan sot numrin e tyre më të lartë të vdekjeve brenda një dite nga pandemia e coronavirusit.

Associated Press raportoi se zyrtarët të Institutit gjerman, Robert Koch, i cili shërben si autoriteti më i lartë shëndetësor i vendit, regjistroi 962 vdekje gjatë një periudhe 24-orëshe të mërkurën në mëngjes, citon thehill.

Pak më shumë se 28 mijë njerëz kanë vdekur në të gjithë shtetin gjerman nga sëmundja, një numër që mbetet shumë më i ulët se në SHBA dhe vendet e tjera që kanë pasur më pak sukses në kufizimin e përhapjes së virusit, transmeton Telegrafi.


Por shkalla ditore e vdekjeve në Gjermani është rritur me 62 për qind gjatë dy javëve të fundit, duke nënvizuar shqetësimet në vend.

Numrat e rinj vijnë ndërsa Ministria e Shëndetësisë njoftoi të hënën se autoritetet shëndetësore të vendit do të fillojnë vaksinimet për COVID-19 më 27 dhjetor.

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani paralajmëron: Ekziston rreziku i një vale të re të COVID-19
Lexo po ashtu Ministri i Shëndetësisë në Gjermani paralajmëron: Ekziston rreziku i një vale të re të COVID-19

Kancelarja Angela Merkel njoftoi në fillim të këtij muaji se mësimi personal në shkollat gjermane do të anulohet të paktën deri në Krishtlindje dhe do të mbyllen shumë biznese jo thelbësore, gjithashtu do të vendosen kufizime përpara festës së Krishtlindjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Amerika
Trump flet për

Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët

Amerika
Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Evropa
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump

Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump

Botë
Kalo në kategori