LAJMI I FUNDIT:

Hoti shprehet i bindur se LDK do të dalë fituese në zgjedhjet e ardhshme

Hoti shprehet i bindur se LDK do të dalë fituese në zgjedhjet e ardhshme
Foto: Arkiv

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, është shprehur i bindur se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të dal si partia e parë në zgjedhjet që do të mbahen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Hoti tha se janë favoriti për të fituar zgjedhjet dhe se tash iu mbetet që të përgatisin një listë për të kandiduar në zgjedhje.

“Të gjitha i diskutojmë tani jemi në përgatitje për të shkuar në zgjedhje. Nëse i shihni veprimet që i kemi ndërmarrë për 6, 7 muaj në krye të qeverisë ne jemi favoriti kryesor për të fituar këto zgjedhje. Ju e dini si e kemi gjetur vendit plotësisht të bllokuar, me sanksione ndërkombëtare. E kemi hapur komplet, e kemi menaxhuar pandeminë në mesin e tri katër vendeve që e ka menaxhuar më së miri. Unë jam i bindur që jemi favoriti për ti fituar zgjedhjet, tash kemi përpara për të përgatitur një listë”, tha ai.


Hoti tha se beson që shumë shpejt do të dakordohen me grupet parlamentare për ta miratuar buxhetin e vitit 2021.

“Jemi duke diskutuar, besoj që së shpejti do të dakordohemi. Nga dje kemi filluar bisedën me të gjitha grupet parlamentarë për të kërkuar që të bëhemi bashkë që të kalojmë buxhetin, përfshi edhe LVV-në. Është tepër e rëndësishme të mos hyjmë në janar pa buxhet të miratuar sepse do të kemi vështirësi të panumërta”, tha ai.

Hoti u pyet edhe për 2.1 milionë euro të Thesarit të Shtetit, për çka tha se çështja është duke u hetuar dhe se pret të ketë rezultate së shpejti.

Këto komente Hoti i bëri në hapjen e ekspozitës “Rezistenca paqësore dhe shtetndërtimi 1989-1999”./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori