LAJMI I FUNDIT:

​Përfaqësuesit e Grupit 6+ takohen me Osmanin, të gatshëm për zgjedhje

​Përfaqësuesit e Grupit 6+ takohen me Osmanin, të gatshëm për zgjedhje

Përfaqësuesi i Grupit 6 Plus, deputeti Fikrim Damka, pas takimit me ushtruesen e detyrës së presdientes së Kosovës, Vjosa Osmani tha se kurdo që caktohet data janë të gatshëm për zgjedhje.

“Ne jemi pajtuar dhe dakorduar që kur të caktohet data e zgjedhjeve jemi të gatshëm të hyjmë në garë dhe besojmë që në të ardhmen do të kontribuojmë në të mirën e Kosovës”, tha ai.


Pas takimit me Osmanin tha se komunitetet jo shumicë do të garojnë veç e veç secila parti.

“Ne si komunitete jo shumicë i kemi vendet e garantuara. Ne garojmë veç e veç, nuk mund të hyjmë në koalicion me asnjë parti tjetër”, tha ai.