LAJMI I FUNDIT:

“Një rrëfenjë me ndërkombëtarë” përfaqëson letërsinë shqipe në panairin e librit në Emiratet Arabe

“Një rrëfenjë me ndërkombëtarë” përfaqëson letërsinë shqipe në panairin e librit në Emiratet Arabe
Ylljet Aliçka

Romani “Një rrëfenjë me ndërkombëtarë” i shkrimtari Ylljet Aliçka ka përfaqësuar letërsinë shqipe në panairin e librit në Arabinë Saudite. Ky roman është përkthyer në arabisht nga Nada Nader dhe është botuar nga shtëpia botuese “Al Arabi Publishing House” .

Në prezantimin e romanit në panairin më të madh të botës arabe, Sharjah Book Fair të këtij viti, kritiku Mahmoud Abd El Shakour u shpreh mes të tjerash se “panairi zbulon dy shkrimtarë evropianë me dy romane argëtues. Një ndër këto dy romane që konsiderohet edhe si një zbulim evropian e vjen nga Shqipëria, nga një ish-ambasador shqiptar në Paris, gjithashtu me gjasë frymëzuar nga puna e tij diplomatike”.

Vetë autori i veprës Ylljet Aliçka shprehet për ATSh-në se prania në këtë panair të librit në botën arabe ishte diçka ekzotike edhe për të, sepse pas panairit të Frankfurtit është panairi më i madh.


“Në nivelin personal është kënaqësi, por edhe për faktin se janë raste të rralla që në një panair të botës arabe të përfaqësohet Shqipëria”, tha Aliçka duke shtuar se libri ka rreth dy muaj që është botuar në Egjipt në gjuhën arabe.

Romani ka 12 vjet që është botuar në Shqipëri, por ka patur një ecuri ndërkombëtare të mirë pasi është përkthyer e botuar më parë në Francë, Itali, Iran, Norvegji dhe në Kinë në fillim të vitit.

Në politikën e jashtme dhe përfaqësimin e shteteve në nivelet më të larta, shpeshherë ka personazhe të cilët me mënyrën se si ata kryejnë funksionet e ngarkuara shpesh kthehen edhe në personazhe që ngjallin imagjinatën e shkrimtarëve. Kjo është edhe një nga tematikat e trajtuara në këtë roman nga shkrimtari Aliçka.

Ai shprehet se “ky nuk është romani im më i mirë në kuptimin letrarë e artistik, por është romani që ka provokuar për tematikën”.

“Shqipëria pa ndihmën ndërkombëtare nuk do të bënte përpara apo ato hapa që ka bërë dhe nuk duhet harruar asnjëherë që vetëm mbështetja financiare e BE-së është më miliona e miliona euro dhe që janë dhurata. Asnjë herë nuk duhet harruar,  por mua më tepër më ka interesuar kjo ndjesia e perceptimit diskriminues shpesh herë ndaj vlerave shqiptare gjë që nuk e meritojnë shqiptarët dhe Shqipëria këtë perceptim diskriminues nga një pjesë e ndërkombëtarëve”, shprehet Aliçka. /atsh/

Në trend Kultura

Më shumë
Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Kulture
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

Fjala+
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”

Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”

Kulture
Viti i Naim Frashërit

Viti i Naim Frashërit

Kulture
Kalo në kategori