LAJMI I FUNDIT:

Pirlo nuk e komenton gjykimin ndaj Fioretinës, thotë se skuadra e nisi me qasje të gabuar ndeshjen

Pirlo nuk e komenton gjykimin ndaj Fioretinës, thotë se skuadra e nisi me qasje të gabuar ndeshjen

Andrea Pirlo e ka pranuar se Juventusi kishte një ‘ditë të keqe’ ndaj Fiorentinës, ndërsa shtoi se vendimi i apelit për Napolin nuk është i drejtë për skuadrat e tjera që udhëtuan e kishin raste me COVID-19.

Juventusi ka pësuar humbjen e parë të sezonit ndaj Fiorentinës me rezultat 3-0, dhe kjo erdhi vetëm disa orës pasi që ndeshje që ishte vendosur në favor të tyre ndaj Napolit, do të zhvillohet.


“Kjo nuk duhet të jetë alibi. Ne e kemi filluar ndeshjen me qëndrim të gabuar”.

“Mund të ndodhë në ndeshjen e fundit para Krishtlindjes të fillojmë të mendojmë për pushimet, por ne ishim të ngadaltë dhe të papërqendruar, kështu që në mënyrë të pashmangshme ne humbëm.”

Pirlo u pyet se a u prek Juventusi nga vendimi që ata do të duhet të luajnë ndaj Napolit muajin e ardhshëm.

“Ne nuk e kemi problem ta luajmë ndeshjen. Unë jam më i zhgënjyer për ato skuadra të tjera që udhëtuan dhe luajtën pa shumë e shumë lojtarë që i kishin me COVID”.

“Unë nuk do të them nëse vendimi ishte i saktë apo jo, por nuk u duk i drejtë për skuadrat e tjera që luajtën në situata më të vështira”.

Pavel Nedved lëshoi stadiumin me ankesa të mëdha, pasi sipas tij nuk iu dhanë Juventusit dy penallti, ndaj Cristiano Ronaldos dhe Federico Bernardeschit.

“Imazhet duken të qarta, kartoni i kuq i Cuadrado ishte shumë i qartë. Mund të ketë pasur incidente të tjera në favorin tonë, por nuk e ndiej të nevojshme të komentoj. Mbi të gjitha, të gjithë mund t’i shohin pamjet”, ka thënë Pirlo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori