LAJMI I FUNDIT:

Konjufca nuk e përjashton koalicionin me PDK: Përjashtimi ka pasur kuptim vetëm në vitin 2019

Konjufca nuk e përjashton koalicionin me PDK: Përjashtimi ka pasur kuptim vetëm në vitin 2019

Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur edhe për koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve.

“Nëse ne themi LDK-ja është e keqe se na rrëzoi një qeveri që ishte e mirë, e pikërisht për këtë arsyje është që ne e favorizojmë PDK-në për të bërë koalicion në zgjedhjet e ardhshme, kjo është gabim. Nuk ka kësi pozicioni. Pozicioni është që ne shpresojmë se Vetëvendosje do t’i fitojë këto zgjedhje dhe të formojë një shumicë të madhe në Kuvend”, tha ai në “Debat Plus”.

“Deri tash bashkëpunimi i sigurt është vetëm me Vjosa Osmanin. LVV nuk shkon përtej kësaj”.


Konjufca është pyetur direkt edhe për ndonjë koalicion të mundshëm me LVV-PDK.

“Koalicionin me PDK nuk e favorizojmë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pyetur nga analisti Imer Mushklolaj nëse mos favorizimi nënkupton edhe mos përjashtim, Konjufca është përgjigjur:

“Përjashtimi ka pasur kuptim vetëm në vitin 2019, tash është vetëm mos favorizimi”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca./Telegrafi/