LAJMI I FUNDIT:

Lajm i hidhur për Juventusin – Napoli fiton apelin për ndeshjen që fillimisht i vendosur me rezultat 3-0 në tavolinë

Lajm i hidhur për Juventusin – Napoli fiton apelin për ndeshjen që fillimisht i vendosur me rezultat 3-0 në tavolinë

Napoli ka fituar apelin e tyre kundër humbjes ndaj Juventusit, kështu që loja do të duhet të përsëritet dhe penalizmi i një pike të anulohet.

Ndeshja ishte anuluar në vend që të luhej më 4 tetor kur Napoli nuk udhëtoi në Torino për ndeshjen.

Napoli u ndëshkua me një humbje automatike 3-0 dhe gjithashtu ishte ndëshkuar me minus një pikë për mos pjesëmarrje në ndeshjen e planifikuar.


Napolitanët kishin argumentuar se ata ishin urdhëruar të mos udhëtonin nga autoriteti lokal shëndetësor (ASL) për shkak të dy rasteve pozitive COVID-19 në grup, për Piotr Zielinski dhe Eljif Elmas.

Ndeshja ishte caktuar vetëm disa ditë pasi Napoli kishte luajtur ndaj Genoas, e cili më pas kishte disa raste me coronavirus.

Sidoqoftë, Serie A dhe Federata e Futbollit në Itali vendosën që Napoli nuk kishte shkelur në protokollet e rëna dakord për COVID-19.

Napolit iu kishin refuzuar dy ankesa, por e çoi çështjen e tyre tek Bordi i Garantimit të Sporteve CONI (Komiteti Olimpik Italian) dhe aty triumfuan që ndeshja duhet të luhet.

Në ditët në vazhdim do të caktohet edhe data e ora se kur duhet të luhet ky takim i anuluar fillimisht. /Telegrafi/