LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Shumë shpejt do ta bëjmë të ditur emrin e kandidatit për kryeministër

Hoxhaj: Shumë shpejt do ta bëjmë të ditur emrin e kandidatit për kryeministër

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në një konference për media ka thënë se PDK e mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugë zgjedhjeve të reja.

Hoxhaj ka thënë se një vendim i tillë ka qenë i pritur.

“Një vendim i tillë ka qenë i pritur për shkak të krizës politike që ka qenë vendi prej 6 tetorit 2019. Tetori i 2019 është treguar një mashtrim i madh për qytetarët e Kosovës. Asnjë qytetar nuk e ka miratuar këtë degradim, asnjë biznes nuk e ka merituar mbylljen e asnjë punëtore humbjen e vendit të punës, dhe kjo është faj i dy qeverive”, ka thënë Hoxhaj.


Hoxhaj theksoi se si PDK janë të gatshëm për zgjedhje dhe të bindur se e ofrojnë programin më të mirë dhe kanë njerëzit e duhur për të udhëhequr me shtetin e Kosovës.

“Ju e dini që PDK është parti e vendimmarrjes dhe vendimeve të mëdha. Ne do të ofrojmë shpresë sepse jemi parti e shpresës, do të ofrojmë stabilitet, siguri dhe progres dhe programin më të mirë ekonomik”, tha Hoxhaj, shkruan Telegrafi.

Ai theksoi se shumë shpejt do të dalin edhe me emrin e kandidatit për kryeministër.

“Emrin së shpejti do ta kemi në publik. Në këtë kohë kemi pasur unitet të mirëfilltë të brendshëm. PDK nuk është pa zot shtëpie”, tha Hoxhaj.

Ai kritikoi Qeverinë Kurti dhe Qeverinë Hoti se nuk kanë pasur sjellje shtetërore.

“Për ne si PDK ky degradim nuk na gëzon, përkundrazi ne me qasjen tonë gjatë kësaj kohe i kemi dhënë vendit mbështetje për çështje dhe tema ekonomike.

Të vetmet lajme të mira në këtë vit janë kalimi i projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike me propozimet e PDK-së dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e ndali degradimin politik”, shtoi Hoxhaj.

Hoxhaj theksoi se koalicioni qeverisës nuk ka pasur numra në Kuvend për të kaluar asnjë ligj.

“Arroganca dhe injoranca e pushtetit kanë qenë tiparet e dy qeverive. PDK shumë shpesh ka ftuar partitë politike që të votojmë shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës. Që nga tetori i vitit të kaluar shumica nga këto parti kanë manipuluar me vullnetin e qytetarëve”, u shpreh ai.

Ai shtoi se ky vit është i vështirë për Kosovën por edhe për PDK-në, për shkak se liderët e PDK-së sot janë në Hagë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori