LAJMI I FUNDIT:

Historia e amerikanit që e shpëtoi Bibla nga copat e granatës, të gjithë menduan që kishte vdekur – u habitën kur shokët e panë në këmbë

Historia e amerikanit që e shpëtoi Bibla nga copat e granatës, të gjithë menduan që kishte vdekur – u habitën kur shokët e panë në këmbë

Amerikani Donald Morrison ishte rekrutuar në Luftën e Dytë Botërore dhe nuk e dinte nëse do t’ia del si ushtar.

Dëshironte të ishte pjesë e marinës menjëherë pas përfundimit të shkollës së mesme, por nuk arriti ta kalojë testin fizik, transmeton Telegrafi.

“Jam refuzuar për shkak të shputave të rrafshëta. Kalova testin me shkrim, por jo edhe atë fizik”, tha Morrison.


Në maj të vitit 1944 pas refuzimit të fundit, dëgjoi këshillën e babait se si duhet vepruar nëse vërtetë dëshironte të kalonte shërbimin ushtarak.

“Nëse dëshiron aq shumë të shkosh, largohu nga ferma”, i tha babai Morrisonit.

Ai shpejtë u punësua duke punuar për komunën në fushën e ndërtimtarisë, e gjashtë javë më vonë edhe u rekrutua në ushtri.

Më 23 mars të vitit 1945, derisa po ecte kodrave në afërsi të lumit Rejna në Gjermani, grupi i tij u sulmua. Morrison thotë se derisa po u kundërvihej me mitraloz në dorë, në afërsi të tij shpërtheu një granatë.

“Aty ra edhe granata e dytë, copëzat e saj më kalonin para fytyrës dhe aty humba vetëdijen”, thotë Morrison.

Duke qëndruar i shtrirë dhe pavetëdije e i mbuluar në gjak, ushtarët e tjerë besonin se ai kishte vdekur – duke vazhduar tutje të marshojnë.

Disa minuta më pas Morrison është këndellur, madje thotë se “kishte shikuar rreth vetes dhe se e kishte kuptuar se është i vetmuar”.

Por shpejt gjeti forcë të mjaftueshme që të ngritet në këmbë dhe të kërkoj shokët. Kur edhe i gjeti, të gjithë u habitën, madje thotë se në fytyrat e tij dukej sikur kishin parë një fantazmë.

E historia e tij u bë edhe më interesante kur u tregoi bashkëluftëtarëve se si kishte shpëtuar. Në xhepin e majtë kishte Biblën të cilën e fuste çdo ditë në të njëjtin xhep. E copëza e granatës kishte shpuar rrobat e tij, por për të mos depërtuar në trup ishte ndalur nga fletët e shumta të Biblës.

Pas kësaj, Morrison më 1946 u rikthye në fermën e familjes jo larg Darien në Wisconsin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ndihmësit e Biden e paralajmëruan Putinin kundër komplotit të Rusisë për të kontrabanduar pajisje ndezëse në aeroplanë mallrash

Ndihmësit e Biden e paralajmëruan Putinin kundër komplotit të Rusisë për të kontrabanduar pajisje ndezëse në aeroplanë mallrash

Amerika
Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni

Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni

Evropa
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Evropa
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Ushtari koreano-verior i zënë nga ukrainasit, ka pranuar se përdorte dokumente të rreme ruse

Ushtari koreano-verior i zënë nga ukrainasit, ka pranuar se përdorte dokumente të rreme ruse

Evropa
“Ata që duan paqe duhet të jenë të përgatitur për luftë”: Suedia do të dërgojë forca të armatosura në Detin Baltik për herë të parë

“Ata që duan paqe duhet të jenë të përgatitur për luftë”: Suedia do të dërgojë forca të armatosura në Detin Baltik për herë të parë

Evropa
Kalo në kategori