LAJMI I FUNDIT:

Buffon nuk dënohet për blasfemi të aluduar

Buffon nuk dënohet për blasfemi të aluduar
(Foto: Instagram/gianluigibuffon)

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ka nxitur spekulime se Gianluigi Buffon ka përdorur fjalë blasfemike gjatë ndeshjes ndërmjet Parmas dhe Juventusit.

Me gjithë këtë, portieri i Zonjës së Vjetër i ka shpëtuar dënimit eventual nga Komisioni Disiplinor i Federatës Italiane të futbollit.


Kur po zhvilloheshin minutat e fundit të takimit në Ennio Tardini, 42-vjeçari i është drejtuar të riut Manolo Portanova.

“Dua të qëndrosh aty, duke vrapuar duke vuajtur. Nuk më intereson për asgjë tjetër”, citohet të ketë thënë Buffon para se të përdorte fjalën blasfemike – përdorimi kot i fjalës ‘Dio’ (Zot).


Blasfemia është akti i fyerjes ose shfaqjes së përbuzjes ose mungesës së nderimit ndaj një hyjnie, ose objekteve të shenjta, ose ndaj diçkaje që konsiderohet e shenjtë ose e paprekshme. Disa fe e konsiderojnë blasfeminë si një krim fetar.

Sipas Ligjit të ri ndaj blasfemisë, Federata Italiane ua lejon gjyqtarëve që t’i përjashtojnë lojtarët që e thonë emrin e Zotit për hiçgjë. Lojtari madje mund të pezullohet nga Federata në rast se gjyqtari nuk e ndëshkon.


Buffon ka sqaruar duke theksuar se e ka thënë fjalën ‘Zio’ (dajë) dhe jo ‘Dio’ (Zot). Sido që të jetë, Komisioni Disiplinor nuk e ka suspenduar duke qenë se gjyqtari nuk e ka dëgjuar dhe prokurori nuk ka mundur ta dëshmojë atë që ka thënë.

Ndërkohë, një javë më parë, portieri i Romës, Bryan Cristante, u pezullua me një ndeshje moslojë për të njëjtën arsye, por në atë rast gjyqtari e kishte dëgjuar dhe ia kishte raportuar prokurorit të Federatës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori