LAJMI I FUNDIT:

Thyerjet e veturave – Policia kërkon nga bashkatdhetarët që të kenë kujdes

Thyerjet e veturave – Policia kërkon nga bashkatdhetarët që të kenë kujdes

Policia e Kosovës (PK), ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes duke mos lënë gjësende të ndryshme të dukshme në brendi të automjeteve.

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur raste kur disa vetura, kryesisht me targa të huaja, pasi i janë thyer xhamat, janë kryer vjedhje nga ato, pasi janë vërejtur gjëra të ndryshme si çanta, veshje (pallto), telefona celularë, dokumentacione të ndryshme etj, të cilat janë lënë në hapësira të dukshme brenda në automjete, të parkuara në lokacione të ndryshme, transmeton Telegrafi.

“Andaj apelojmë tek të gjithë qytetarët, me theks të veçantë tek bashkatdhetarët, që në veturat e tyre (në pjesë të dukshme, në ulëse) të mos lënë gjëra që mund të jenë shkak që keqbërësve të thyejnë vetura për të arritur tek ato gjësende. Policia e Kosovës, vazhdon të mbetet e përkushtuar në zbardhjen e çdo rasti, në identifikimin e çdo personi të dyshuar, me qëllim për të zbatuar synimet e saja, për të ofruar siguri dhe ambient të qetë për të gjithë si dhe për të ruajtur pronat publike dhe ato private”, thuhet në njoftim.


Tutje, Policia falënderon qytetarët në këtë rast bashkatdhetarët, për bashkëpunimin e treguar në të mirë të sigurisë publike në përgjithësi, e në veçanti të ruajtjes së pronës private. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Kronika e Zezë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Lajme
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Lajme
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Lajme
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

Kronika e Zezë
Kalo në kategori