Pandemia e COVID-19 mund të ketë detyruar anulimin e mijëra shfaqjeve të Beethoven në të gjithë botën, por ne e zëvendësuam këtë duke organizuar një koncert virtual.
Në këtë koncert virtual në piano do kemi Shkëlzen Baftiari dhe Lida Aliu do të luaj në violinë.
Performanca do të fillojë në orën 21:00 të këtë të Diel në vendin më të bukur që Prishtina ka-Bibloteka Kombëtare e Kosovës-”Pjetër Bogdani” dhe presim që të gjithë të na bashkoheni në këtë koncert të bukur që kemi organizuar.
Le të festojmë së bashku!
Shkëlzen Baftiari-Baftiari ka marrë pjesë në shumë koncerte në Maqedoni dhe jashtë saj. Përveç kësaj, ai është gjithashtu fitues i shumë konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare. Disa prej tyre përfshijnë: Çmimin e Parë në Blagoevgrad (Bullgari), Laureatë në Konkursin Ndërkombëtar Valentino Bucchi në Romë, Çmimin e Dytë në Konkursin Ndërkombëtar Nikolai Rubinstein në Paris, Çmimin e Parë në Konkursin Ndërkombëtar Schumann-Brahms në Plovdiv (Bullgari). Në Prill 2007 ai ishte fitues i Çmimit të Parë Special në Konkursin e Republikës së Maqedonisë në Piano.
Ai ka dhënë recitale në Shkup, Prishtinë, Tiranë, Sofje, Beograd, Tetovë, Ohër (Festivali i Verës së Ohrit) dhe ka interpretuar si solist me Orkestrën Filarmonike të Maqedonisë dhe me Orkestrën Simfonike të Fakultetit të Arteve Muzikore në Shkup.
Lida Aliu- Gjatë viteve të studimit është fituese e shumë cmimeve shtetërore dhe internacionale në kategoritë: solo dhe formacioneve kamertale, ka marrë pjesë në shumë koncerte, projekte, manifestime dhe festivale te rendesishme si : “Volin Fest”(Shkup, Maqedoni), “Festival d’Aix-en-Provence”(Marsej, Aix en Provence, Francë), “Dam fest”(Prishtinë, Kosovë), “FIMU”(Belfort,Francë) ku ishte edhe koncertmjeshtër e orkestres pranë fakultetin të arteve muzikore.
Një prej cmimeve më të rëndësishme të cilin e fitoi është cmimi “26 Korriku” të cilin e ndan fondacioni Frank Harkord Maning në vitin 2018 për studentin më të mirë në sferën e arkitekturës, shkencave shoqërore dhe arteve, cmime të tjera te rëndësishme : dy herë pjesmarrëse në Orkestren Mediterane të Francës me koncerte ne Marsej, Aix en Provence, Zadar, Ljubljana, cmime të para, të dyta dhe të treta, tre cmime speciale.
Lida Aliu ka realizuar bashkpunime me muzikantë të tille si violinisti gjerman – Kirill Troussov, Stefan Milenkovic dhe Maksim Fedotov
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëErjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të
Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil
"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'