Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti iu ka bërë thirrje të gjitha bizneseve përfituese të grantit për bizneset e prekura nga pandemia COVID-19 që të dorëzojnë të dokumentacionet e plotësuara për përfitim të këtyre granteve.
Sipas tij, bizneset duhet ta dorëzojnë dokumentacionin në sportelet e Komunës.
“Të gjitha bizneset përfituese të grantit për bizneset e prekura nga pandemia COVID-19 e kanë obligative të i dorëzojnë të fotokopjuara qartë e të e plotësojnë dokumentacionin duke dorëzuar: Leternjoftimin valid, kopje në të dy anët, Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit, Certifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me 81 dhe është 9 shifror). Dokumentacioni do të dorëzohet në sportelet në katin përdhese të ndërtesës së vjetër të Komunës. Në mënyrë që të shmangim tollovitë dhe respektojmë masat mbrojtëse për COVID-19, bizneset do të duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar sipas orarit të caktuar në link, në të kundërtën nuk mund t’a bëjmë pranimin e dokumenteve. Për pranim do të përkujdeset ekipi i zyrtarëve komunal”, njofton Ahmeti. /Telegrafi/
Ditë më parë, ai kishte njoftuar më shumë se 7 mijë mikro-biznese dhe biznese të vogla kanë aplikuar në fondin 5 milionësh të Komunës.
“Fondi do të ndahet në shuma të barabarta për dy nivele (grant më i vogël për mikro bizneset). Lista do të publikohet shumë shpejtë dhe do të procedohet në Thesar për ekzekutim. Numri i madh i aplikimeve tregon për ndikimin ekonomik të pandemisë. 5 milion është pak por është maksimumi i mundësive tona si komunë”, kishte njoftuar ai.
Kurse, numri i bizneseve përfituese sipas Ahmetit është 4,941, prej tyre 1,976 mikro-biznese me nga 600 euro dhe 2,965 biznese te vogla me nga 1,300 euro.
“Lista e publikuar dhe përfituesit janë përcjell në Thesarin e Kosovës – Ministrinë e Financave. Fondet janë nga buxheti i Komunës së Prishtinës dhe si institucion kemi përfunduar të gjitha procedurat dhe tashmë presim procedimin e ekzekutimit të pagesave nga Thesari”, kishte njoftuar Ahmeti. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë