LAJMI I FUNDIT:

Ministri francez i Shëndetësisë: Është plotësisht e mundur që varianti i ri coronavirusit po qarkullon në Francë

Ministri francez i Shëndetësisë: Është plotësisht e mundur që varianti i ri coronavirusit po qarkullon në Francë

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, deklaroi të hënën se ishte e mundur që një lloj i virusit të ri të COVID-19 po qarkullonte edhe në Francë, megjithëse testet e fundit nuk e kishin identifikuar atë në vend.

“Është plotësisht e mundur që virusi po qarkullon në Francë”, i tha Veran radios Evropa 1.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, varianti i ri i coronavirusit i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar raportohet të jetë 70 për qind më i transmetueshëm, duke detyruar masa të reja bllokimi në vend si dhe kufizime të udhëtimeve nga vendet fqinje.


Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi se raste me variantin e ri janë identifikuar edhe në Danimarkë, Holandë si dhe në Australi.

Gjatë ditës së djeshme, autoritetet shëndetësore në Itali konfirmuan se një rast i ngjashëm u konfirmua edhe në vendin e tyre. /Telegrafi/