LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Nuk duhet që ky dështim i vlerave evropiane të paraqitet si dështim i joni

Dimitrov: Nuk duhet që ky dështim i vlerave evropiane të paraqitet si dështim i joni

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, në intervistë për revistën serbe “Nin”, tha se rruga e Maqedonisë drejt anëtarësimit në BE është mjaft kodrinore, por duhet të punohet shumë për të gjitha çështjet e hapura dhe “nuk duhet të lejojmë ky dështim i Evropës dhe vlerave evropiane të kthehet në dështimin tonë”.

Lidhur me bllokadën e Bullgarisë, Dimitrov tregon se nëse fqinji juaj e kundërshton gjuhën tuaj, kjo nuk mund të çojë në një marrëdhënie të pjekur midis dy vendeve evropiane, bazuar në respektin e ndërsjellë.

“Problemi kryesor është se nën kujdesin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe integrimeve evropiane, Bullgaria ka hapur çështje që janë në thelb antievropiane. Nëse dëshironi të keni një fqinj të mirë, duhet të jeni vetë një fqinj i mirë, thoshte Hari Truman. Nëse fqinji juaj e kundërshton gjuhën tuaj, diçka që është ekskluzivisht e drejta juaj sovrane, dhe nuk mund të jetë lëndë e njohjes ose mohimit të një shteti tjetër”, tha Dimitrov.


Sipas tij, kjo në asnjë mënyrë nuk mund të çojë në një marrëdhënie të pjekur midis dy vendeve evropiane, bazuar në respektin e ndërsjellë.

“Si mund gjuha jonë maqedonase të paraqesë problem për integrimin në BE, në një aleancë që e ushqen larminë kulturore dhe gjuhësore të kombeve evropiane si vlerën e saj themelore? Prandaj, vënia në dyshim e identitetit të popullit maqedonas, në të njëjtën e kohë e rrezikon identitetin evropian të Unionit. A do të ekzistonte BE-ja, nëse parakushti për krijimin e tij do të ishte që të gjitha vendet anëtare të kishin pikëpamje të njëjta për të gjitha çështjet historike? Për shumë shtete anëtare të BE, mosmarrëveshje të tilla janë plotësisht irracionale dhe të pakuptueshme”, tha Dimitrov për “Nin”.

Ai më tej theksoi se ne duhet të punojmë shumë për të gjitha çështjet e hapura dhe se nuk duhet të lejojmë që ky dështim i Evropës dhe vlerave evropiane të kthehet në dështimin tonë.

Lidhur me reagimet negative ndaj bllokadës bullgare në rajon, dhe si janë të njëjtat vend, Dimitrov tha se reagimet në vend reagimet janë të ngjashme dhe madje edhe më të mprehta. “Pikërisht ky pesimizëm dhe kthimi i eurofileve në euroskeptikë, apo edhe madje në eurofobë, midis qytetarëve, por edhe brenda elitave politike, është problemi më i madh i këtij dështimi të BE-së”, tha Dimitrov.

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Lajme
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

Lajme
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Lajme
Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve

Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve

Lajme
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët: E publikon deklaratën e ministres Nagavci të 2023-ës

Mustafa i reagon Kurtit për doracakët: E publikon deklaratën e ministres Nagavci të 2023-ës

Lajme
Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla

Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla

Lajme
Kalo në kategori