LAJMI I FUNDIT:

BALADA E BILL HABARDIT, TUE U ZBAVITË DERI N’DEKË

BALADA E BILL HABARDIT, TUE U ZBAVITË DERI N’DEKË

Instrumentali: “Balada e Bill Habardit” (“The Ballad of Bill Hubbard”, albumi “Amused to Death”, 1992)
Muzika e aranzhmani: Roger Waters
Flet: Alfred Razzell (veteran i Luftës s’Parë Botnore)
E përktheu: Agron Shala

BALADA E BILL HABARDIT

Dy senet qi m’mundojnë mue ma s’shumti janë ato kur m’âsht dâsht me i mbledhë librezat e ushtarëve edhe kur e kam lanë Bill Habardin n’zonë t’ndërmjeme. M’caktuen e m’çuen te llogori i tyne. Edhe, para se me i bâ nja dy a tre hapa teposhtë për n’llogor, e ndigjova nji zâ. “Tung Rez, sa mirë qi po t’shoh. Kjo âsht e dyta natë qi jam ktu”. Edhe tha: “Po nihna keq”. Ish pasë kanë Bill Habardi, njani prej atyne qi i kemi ushtrue n’Angli; pjestar i batalionit t’parë.


Edhe, ia kqyra plagën. E çova nalt. E pashë unë se âsht nji plagë vdekatare. Munesh me marrë me mên tash ti se çfarë dhimbje ka pasë ai. Pikojke prej njersve. Edhe, masi i kalova nja tri gropa t’predhave, masi i anashkalova ato, me pasë kanë… me pasë kanë nji shteg a nji rrugë, kisha mujtë me mbajtë ma mirë. Ai m’prekke: “Lshom, nuk po muj me durue ma. Lemë t’des. Lshom”. Kam pasë ymyt mos po i bjen t’fiktë. I thash: “Me t’lanë këtu Bill, ata s’kanë me t’gjetë ma. Hajt edhe nji here ta provojmë”. Ai tha: “Ani pra”, edhe e njejta gjâ na ndodhi; nuk mujke me durue ma shumë. E, m’u ka dâshtë me e lanë aty, n’zonë t’ndërmjeme.

TUE U ZBAVITË DERI N’DEKË

Muzika, aranzhmani e teksti: Roger Waters
Këndon: Roger Waters
Flet: Alfred Razzell
E përktheu: Agron Shala

Doktor, doktor, çka âsht kah ndodhë kështu me mue
Kjo jetë e konsumit âsht kah zgjatë shumë
Cila âsht jetëgjatësia e nji televizori me ngjyra
Cili âsht afati i përdorimit i nji bukuroshje tinejxhere

Oh, ti grue e vështirë
Oh, ti çikë e lazdrueme

Nji gazetar zhbirues e nuhat n’ajr
Kur Xhesika Han u fundos*
Po kapet n’atë simbol
T’pavarsís
I joshun prej ndjenjave cullake
Për bukuroshen e famshme qi trupi iu shpërdor

Oh, ti grue e vështirë
Oh, ti qikë e lazdrueme

Edhe, fëmijët e serisë Melrouz**
Peshë janë çue
Âsht zero absolute, tamam ftoht
E atje n’lugajë, për lezet
Para ekraneve t’televizorit picimulat galuc rrinë

S’ka mendime për me i mendue
S’ka lot me i lotue
Asgjâ s’ka mbetë
Deri n’frymën e fundit

Kamarier, çka âsht kah ndodhë kështu me mue
Pse fryma âsht kah m’ndalet
Kapiteni tha, m’fal ti zojë
Ky soj e ka zbavitë veten deri n’dekë

E ka zbavitë veten deri n’dekë
E ka zbavitë veten deri n’dekë

E kemi pa qysh âsht shpalos tragjedia
Kemi bâ çka na kanë thânë
Kemi ble e kemi shitë
Shou ma i miri ke ky n’botë
Ama masanej krejt maroj
Jemi knaqë
Kerreve t’garave ju kemi grahë
I kemi hangër qypat e fundit me kaviar
E diku atje te yjet
Nji syprehtë ka pá
Nji dritë flakruese e veneroi
Nji urra tonën t’fundit

Edhe kur i gjetën hijet tona
T’mbërthyem përreth ekraneve t’televizorit
E i ranë mas çdo gjurme
E përsëritën çdo test
I kontrolluen krejt shënimet n’listën e tyne
E masanej kur antropologu alien
E pranoi se janë hala t’hutuem
Tue e eliminue çdo arsye tjetër
Për dështimin tonë t’dhimbshëm
U kapën për t’vetmen arsye qi ka mbetë
Se ky soj e ka zbavitë veten deri n’dekë

Asnji lot me lotue
Asnji ndjenjë s’ka mbetë
Ky soj e ka zbavitë veten deri n’dekë
E ka zbavitë veten deri n’dekë

Shumë vjet ma vonë e kam pa êmnin e Bill Habardit n’Përkujtimoren e t’Zhdukunve n’Aras. E unë… kur e kam pa êmnin e tij, jam shtangë krejt. M’dukej si me pas kanë tash nji qenie njerzore e gjallë, n’vend se nji kujtim i tmerrshëm se qysh jam detyrue unë me e lanë, tana ato vjet ma heret. Edhe jam ndie i çliruem e prej atëhere jam ndie i lumuntun për ktë. Se, gjithmonë ma herët… sa herë qi kam mendue për ta, i kam thanë vetes se “a kam mujtë me bâ diçka ma shumë?”… “Lshom, se ma me qejf du me dekë, du me dekë, lshom”. E kjo gjithmonë m’ka shqetësue. E, kur e pashë ate, e êmnin e tij n’regjistra… e ti e di se te përkujtimoret âsht nji vend… nji regjistër atje me krejt emnat… e tue e pa êmin e tij aty e mandej edhe n’Përkujtimore, kjo ke si me e ndriçue zêmrën teme.

“Kur e ke pá êmin e tij n’Përkujtimore?”

Ah, kur isha 87 vjeç e kjo i bjen… ’84… 1984.

/Telegrafi/

* Jessica Hahn (1959), modele amerikane qi e ka akuzue për përdhunimin televangjelistin e famshëm Jim Bakker.
* “Melrose Place”, seri e famshme televizive, qi nis n’vjetin 1992

Në trend Kultura

Më shumë
PARAJA

PARAJA

Poezi
Historia e fotos ikonike nga Belfasti i trazirave

Historia e fotos ikonike nga Belfasti i trazirave

Lufta e Vraninës dhe akti heroik i Oso Kukës

Lufta e Vraninës dhe akti heroik i Oso Kukës

Kulture
PORTRETI

PORTRETI

Poezi
DIGJITALE

DIGJITALE

Poezi
REFLEKTIME

REFLEKTIME

Poezi
Kalo në kategori