LAJMI I FUNDIT:

Deputetët rusë kërkojnë llogari nga Shërbimi Sekret (FSB) për përfshirjen e saj në helmimin e Alexei Navalnyt me Novichok

Deputetët rusë kërkojnë llogari nga Shërbimi Sekret (FSB) për përfshirjen e saj në helmimin e Alexei Navalnyt me Novichok

Tre deputetë të opozitës nga Shën Petersburgu, përmes një letre kanë kërkuar nga drejtori i Shërbimit Sekret të Rusisë (FSB), Alexander Bortnikov, që t’i verifikojë të dhënat në lidhje me përfshirjen e oficerëve të kësaj agjencie në helmimin me Novichok të politikanit Alexei Navalny.

Për kërkesën drejtuar kreut të FSB-së, u bë e ditur nga Boris Vishnevsky.

Përveç tij, letrën e kanë nënshkruar edhe Maxim Reznik dhe Mikhail Amosov.


Sipas deputetëve, kërkesa për nënshkrim do t’iu dërgohet edhe deputetëve tjerë në gjithë Rusinë.

Deputetët rusë thonë se gjasat që të kryhet ndonjë hetim në lidhje me implikimin e oficerëve të FSB-së janë të pakta, por kur e kanë bërë kërkesën, ata janë bazuar në Kodin e Procedurës Penale, i cili i detyron organet e hetuesisë që të hulumtojnë për një krim të kryer, në rast që në media qarkullojnë informacione në lidhje me krimin e kryer.

Pjesëtarët e Shërbimit Sekret të Rusisë (FSB) të përfshirë në helmimin e Alexei Navalny me Novichok - plani kishte filluar që nga viti 2017
Lexo po ashtu Pjesëtarët e Shërbimit Sekret të Rusisë (FSB) të përfshirë në helmimin e Alexei Navalny me Novichok - plani kishte filluar që nga viti 2017

Hulumtimi i përbashkët i Bellingcat, The Insider, CNN dhe Der Spiegel, kishte zbuluar të dhëna që implikojnë tetë pjesëtarë të FSB-së, në helmimin e politikanit opozitar rus, Alexei Navalny.

Ky hulumtim po konsiderohet i rëndësishëm, pasi që organet ruse të hetuesisë nuk kishin zhvilluar hetime, duke thënë se raporti i mjekëve rusë thotë se Navalny nuk ishte helmuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Amerika
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Botë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Kalo në kategori