LAJMI I FUNDIT:

Ramadani i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij ndaj Ballkanit

Ramadani i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij ndaj Ballkanit

Prishtina e ka fituar ndeshjen kryesore të xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës në futboll duke e mposhtur Ballkanin me rezultat 2-1.

Shifrat ishin identike deri në minutën e fundit të kohës së rregullt, kur Leutrim Kryeziu u pengua në zonë nga Arbër Potoku dhe gjyqtari akordoi penallti. I saktë nga pika e bardhë u tregua Besnik Krasniqi që me golin e tij i siguroi fitoren kryeqytetasve 2-1.


Duke komentuar ndeshjen, trajneri i bardhekaltërve ka thënë se zhvilluan një gjysmë të parë të vështirë, porse në fraksionin e dytë u kthyen me një skemë ndryshe duke ndërtuar raste shënimi.

Munishi shpërthen pas ndeshjes për ndarjen e drejtësisë: Jemi në Kosovë dhe i dimë të gjitha
Lexo po ashtu Munishi shpërthen pas ndeshjes për ndarjen e drejtësisë: Jemi në Kosovë dhe i dimë të gjitha

Ramadani ka theksuar se penalltitë në minutat e fundit lënë gjithmonë hapësirë për komentime të ndryshme nga ekipet kundërshtare.

Ai është shprehur i kënaqur me lojën e përbashkët të skuadrës së tij, e cila arriti një triumf shumë të rëndësishëm përballë kandidatit për titull.

Fitorja e ka afruar Prishtinën në shtatë pikë me Ballkanin, derisa ekipi nga Suhareka ka mbetur një pikë prapa Dritës që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

La Liga
Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Premier League
Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Ndërkombëtare
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bundesliga
Kalo në kategori