LAJMI I FUNDIT:

Pas aprovimit të vaksinës nga SHBA, drejtori ekzekutiv i BioNTech tregon “sfidën e radhës së kompanisë”

Pas aprovimit të vaksinës nga SHBA, drejtori ekzekutiv i BioNTech tregon “sfidën e radhës së kompanisë”

Shefi ekzekutiv i BioNTech SE të Gjermanisë tha se sfida më e madhe me të cilën përballet kompania dhe partneri Pfizer Inc është rritja e prodhimit të vaksinës për COVID-19, vaksinë kjo që është autorizuar për përdorim në Shtetet e Bashkuara.

“Ne kemi nevojë për të zgjidhur sfidën e prodhimit”, ka thënë Ugur Sahin në një intervistë për Reuters, përcjell Telegrafi. “Është shumë e qartë që nevojiten më shumë doza. Dhe kemi të bëjmë me atë çështje – si të prodhojmë më shumë doza”.


Sipas Reuters, kompanitë kanë thënë se do të prodhojnë deri në 1.3 miliard doza të vaksinës vitin e ardhshëm.

Dhe një mënyrë që ai shpreson përmes së cilës të rrisë furnizimin do të ishte duke sjellë më herët sesa parashikohej 750 milionë dozat nga Novartis AG në Marburg, Gjermani.

Ndryshe, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave autorizoi vaksinën për përdorim emergjent të premten, pasi Britania u bë vendi i parë që filloi nxjerrjen e tyre jashtë provave klinike në fillim të javës. /Telegrafi/