Kamionët dhe avionët e ngarkuar me vaksinat e Pfizer-BioNTech së shpejti do të nisen nga Kalamazoo, Michigan, për në spitalet e SHBA-së, pasi u autorizua përdorimi emergjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA).
“Duhet të ndalemi për një moment, dhe ta konsiderojmë se po përballemi me ngjarje masive të viktimave çdo ditë në SHBA. Por tani kemi këtë vaksinë të zhvilluar në një periudhë rekorde që me kohë mund ta shpëtojë vendin dhe botën nga kjo pandemi e tmerrshme”, tha mjekja e urgjencës, Leana Wen për CNN disa momente pas autorizimit.
Lajmi për miratimin e vaksinës vjen derisa SHBA-ja u përball rëndë javëve të fundit me pandeminë.
Ndërkohë, kanë mbetur vetëm dy hapa kryesorë përpara se të fillojnë vaksinimet; një komitet këshillimor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) – ka planfikuar një takim të shtunën në mëngjes – duhet të votojë të rekomandojë vaksinën dhe agjencia duhet ta pranojë atë rekomandim, raporton CNN.
Më pas, vaksinimet mund të fillojnë në vend, transmeton Telegrafi.
Javën e kaluar, këshilltarët e vaksinave në CDC votuan për të rekomandur që punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe banorët e institucioneve të kujdesit afatgjatë të jenë në radhë të parë për t’u vaksinuar.
Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, Alex Azar, ka thënë se rreth 20 milionë amerikanë duhet të injektohen deri në fund të muajit; 50 milionë deri në fund të muajit janar dhe të paktën 100 milionë njerëz duhet të vaksinohen deri në fund të tremujorit të parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKur mbahej një minutë heshtje për Holokaustin, eurodeputeti polak: Le të lutemi për viktimat e gjenocidit hebre në Gaza
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Një dekan bëhet simbol i luftës së studentëve në Serbi
Eurodeputeti slloven nominon Muskun për Çmimin Nobel për Paqe
Më herët e kishte kritikuar Trumpin, tani Pentagoni po e “ndëshkon” gjeneralin Mark Milley
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij