LAJMI I FUNDIT:

OKB: Koordinim global për vaksinat anti COVID-19

OKB: Koordinim global për vaksinat anti COVID-19

Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, Antonio Guterres dënoi sot përgjigjen e fragmentuar ndaj pandemisë së COVID-19 dhe bëri thirrje për koordinim global në lidhje me vaksinat.

“Fatkeqësisht, qeveritë nuk kanë dhënë një përgjigje të përbashkët ndaj këtij kërcënimi global”, tha ai gjatë një ndërhyrjeje në Forumin e Çmimit Nobel për Paqen në Oslo, raporton ATSh.


“Përgjigjja ka qenë e çrregullt dhe kaotike në vendet, rajonet dhe madje edhe në qytetet që konkurrojnë me njëri-tjetrin për mallra thelbësore dhe punëtorë të vijës së parë të frontit”, shtoi Sekretari i Përgjithshëm i KB-së në fjalimin e regjistruar.

Guterres nuk dha një shembull specifik për të mbështetur vërejtjet e tij, por bëri thirrje për reforma me qëllim korrigjimin e pabarazive në bazë të marrëdhënieve aktuale botërore me qëllim që të mos ndodhë e njëjta gji edhe në qasjen në vaksinat e reja antiCOVID-19, që duhet të jenë një e mirë publike globale.