LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që të mos numërohen votat e ardhura nga diaspora pas afatit të KQZ-së

Haxhiu reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që të mos numërohen votat e ardhura nga diaspora pas afatit të KQZ-së

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili i jep të drejtë Nismës Socialdemokrate që të mos numërohen votat e ardhura nga diaspora pas afatit të përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se mërgata duhet të vjen në Kosovë e të ushtrojë të drejtën e tyre të votës, transmeton Telegrafi.

“Mërgata jonë pikërisht për shkak të këtyre veprimeve të qëllimshme, në zgjedhjet e ardhshme, duhet të vijnë fizikisht ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Deputetët e grupeve tjera parlamentare, mërgatës tonë nuk ua lehtësojnë procedurat e votimit jashtë vendit dhe tani sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, votat me postë të mërgatës nuk numërohen nëse ato mbërrijnë pas afatit, pavarësisht nëse ata i dorëzojnë me kohë zarfet”, ka shkruar Haxhiu.


Haxhiu ka thënë se është e dhimbshme kur sheh përmbysje të të drejtave kushtetuese nga institucioni që duhet t’i mbrojë ato.

“Nëse në KQZ mbërrijnë me vonesë, pavarësisht që kjo shpesh bëhet qëllimshëm, sipas GJK, ato vota s’do të numërohen. Sipas Gjykatës Kushtetuese, një procedurë ligjore është mbi të drejtën kushtetuese të votës!
Është e dhimbshme kur sheh përmbysje të të drejtave kushtetuese nga institucioni që duhet t’i mbrojë ato”, thuhet në reagimin e Haxhiut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Lajme
Dyshohet se vetura ra në Liqenin e Badovcit, humbin jetën tre persona

Dyshohet se vetura ra në Liqenin e Badovcit, humbin jetën tre persona

Kronika e Zezë
Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla janë të rënda për të gjithë ne

Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla janë të rënda për të gjithë ne

Lajme
Tragjedia në Liqenin e Badovcit, reagon Haradinaj

Tragjedia në Liqenin e Badovcit, reagon Haradinaj

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok  – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori