LAJMI I FUNDIT:

Nisma e fiton betejën në Kushtetuese ndaj Vetëvendosjes, reagon Limaj

Nisma e fiton betejën në Kushtetuese ndaj Vetëvendosjes, reagon Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese i cili i jep drejtë kërkesës së Nismës për mos numërimin e votave ardhura nga jashtë pas afatit të përcaktuar nga KQZ.

Limaj ka thënë se “aktgjykimi i sotëm kthen ligjshmërinë, forcon demokracinë tonë dhe përfundimisht ndalon abuzimin në emër të ligjit dhe po ashtu atyre që abuzojnë në emër të drejtës për votë”.


“NISMA ankohet vetëm atëherë kur është e bindur se ka pasur shkelje të ligjit, prandaj të gjitha ankesat tona të përgatitura profesionalisht me të gjetura faktike janë pranuar duke na dhënë të drejtën në shkallë të ndryshme në gjykata dhe deri të vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet ndër të tjera në postimin e Limajt.

Ai ka thënë se me gjithë përpjekjet për padrejtësi dhe vonesës së këtij atkgjykimi ndjehet mirë, sepse është lehtësim emocional dhe i jep siguri juridike kur fiton e drejta për të cilën ai thotë se luftuan të gjithë anëtarët e Nismës.

Në fund, Limaj ka uruar simpatizantët dhe anëtarët e këtij subjekti për vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori