LAJMI I FUNDIT:

Kastrioti me fitore të madhe ndaj Prishtinës në Superligën e Hendbollit

Kastrioti me fitore të madhe ndaj Prishtinës në Superligën e Hendbollit
(Foto: kosovahandball.info)

Ndonëse vlerësohej favorite, Prishtina ka mbetur pa pikë në ndeshjen e së mërkurës në Ferizaj. Prishtinën e mposhti Kastrioti vendas me rezultatin 41:39.

Ferizajasit kanë bërë përmbysje të rezultatit në pjesën e dytë për fitoren më të madhe të këtij edicioni të Superligës së hendbollistëve. Ndeshja i takoi javës së 12-të.


Pjesën e parë Prishtina e fitoi me një gol dallim, 19:18. Edhe pjesa e parë ishte e barabartë, por Prishtina shkoi në pushim me një gol epërsi. Në pjesën e dytë Prishtina startoi fuqishëm, ndërsa krijoi epërsi deri në gjashtë gola (28:22, 29:23). Por Kastrioti nuk u dorëzua.

Ngadalë afroi rezultatin dhe në minutën e 49-të e barazoi në 31:31. Më pas u luajt për secilin gol, ndërsa Kastrioti në disa raste kishte dy gola epërsi. Në fund rezultati ishte 41:39 në të mirë të ferizajasve.

F. Mustafa ishte më efikasi te Kastrioti me 11 gola. Te Prishtina, L. Shabani e A. Bajqinovci realizuan nga 8 gola. Kastrioti është i katërti me 14 pikë kurse Prishtina mbetet e dyta me 20 pikë. Tani Besa Famgas ka katër pikë më shumë në vend të parë.

Besa Famgas pa telashe fitoi ndaj Drenicës në Drenas. Ndërkohë Trepça e mposhti Vëllaznimin në Gjakovë (22:20) dhe Vushtrria fitoi në Podujevë ndaj Llapit (33:30).

Llapi – Vushtrria 30:33 (13:15)

Llapi: Mani, Bogujevci, Havolli, Hoxha 12, Hasani 4, Beshiri 2, E. Bogujevci, Muqiqi 4, Bajrami, Ademi 4, E. Havolli 3, A. Mani

Vushtrria: Pllana, F. Jashari 7, Karaqa, Sadiku, Emini, Musa 6, Mejzini 5, Tahiri 1, Miftari 6, Ibishi, Selaci, Mehmeti, Fazliu, Hyseni, A. Mehmeti, M. Jashari 7

Kastrioti – Prishtina 41:39 (18:19)

Kastrioti: D. Dugolli, Hajdini, Tafarshiku, Bega, A. Dugolli 6, Selmani 1, Bislimi 6, Rudari 8, Mustafa 11, Bytyqi 7, Brahimi 1, Qerimi 1

Prishtina: Beqiraj, Agushi, Kuleta, Quni, Visoka, Ademi, Ramadani 7, Gjuka 3, Shabani 8, Abazi 4, Bajqinovci 8, Syla 4, Beshiri 5

Drenica – BesaFamgas 18:46 (9:25)

Drenica: Baliu 4, Binaku 3, Muqolli, Geci, Dubovci 1, Sahiti 3, Mehmeti 5, Hamza, Batatina 2

Besa Famgas: Mehmeti, Thaqi, Tafilaj 8, Y. Muqolli 6, Visoka 6, Ramosaj 2, J. Muqolli 6, Mushkolaj 10, Idrizi 6, Vokshi 2, Luzha

Vëllaznimi – Trepça 20:22 (12:11)

Vëllaznimi: Pozhegu, Leka 2, Spahija 1, Rexha, Luzha 1, Rama 2, Halili, Hoxha, Mamusha 1, Kusari 2, Lluka 8, Dukaj 3, Shyti, Curri

Trepça: Buqinca, B. Terziqi, Sejdijaj 1, Shabani 3, Cimili 3, Maxhera 1, K. Terziqi 4, Fejzullahu 1, R. Shabani 1, Abazgjiku 6, Klinaku 2, Abrashi

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Liga e Kampionëve
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Bundesliga
Kalo në kategori