LAJMI I FUNDIT:

Dardan Berisha, MVP i javës së gjashtë

Dardan Berisha, MVP i javës së gjashtë
(Foto: Instagram/kbpejaofficial)

Dardan Berisha ka qenë basketbollisti më i dalluar i javës së gjashtë në Prince Caffe Superligë.

Në derbin e kësaj xhiroje ndaj Golden Eagle Yllit, ai shënoi 29 pikë, kishte edhe tetë kërcime e tri asistime, me një indeks prej 24.


Kapiteni i Kosovës po vazhdon me formë të mirë, pasi formë të mirë tregoi edhe ndaj Bashkimit e Rahovecit.

Peja fiton derbin ndaj Golden Eagle Yllit, vazhdon serinë pa humbje
Lexo po ashtu Peja fiton derbin ndaj Golden Eagle Yllit, vazhdon serinë pa humbje

Ai e ka ndihmuar skuadrën e tij këtë edicion, ku Peja ka regjistruar gjashtë fitore në gjashtë ndeshje – njofton faqja e FBK-së.

Ndërkohë, top-pesë shënuesit e kësaj xhiroje janë Dardan Berisha i Pejës me 29 pikë, Arti Hajdari i Ponte Prizrenit me 28, Isaiah Traylor i Rahovecit me 25, Kalin Fisher i Trepçës me 24 dhe Nikola Vukçeviq i Bashkimit me 24.