LAJMI I FUNDIT:

Prishtina me triumf bindës në udhëtim te Gjilani

Prishtina me triumf bindës në udhëtim te Gjilani
(Foto: Facebook/FC Prishtina)

Prishtina ka regjistruar fitore bindëse prej 3-0 në udhëtim te Gjilani, në përballjen e xhiros së 17 në Superligën e Kosovës në futboll.

Rezultati u zhbllokua në fund të pjesës së parë, kur mysafirët i shënuan dy gola.


Fillimisht, Ylber Kastrati në përpjekje që ta largonte topin e gaboi portën (41’) dhe ua dha epërsinë bardhekaltërve.

Golin e dytë e shënoi Leutrim Kryeziu (45+1′) pas një harkimi nga Gauthier Mankendas.

Në fund të takimit (86’), kryeqytetasit e shënuan edhe golin e tretë, ndërsa Sabien Lilaj ishte futbollisti që e vendosi rezultatin përfundimtar nga penalltia.

Me këtë fitore, Prishtina ngritet në kuotën e 28 pikëve, shtatë më pak se Ballkani që ndodhet në vend të dytë në tabelë. Gjilani qëndron me 23 pikë nga 16 ndeshje të zhvilluara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori