LAJMI I FUNDIT:

​Kodheli flet për Komisionin e Posaçëm për hetimin e raportit të Dick Martyt për Kosovën

​Kodheli flet për Komisionin e Posaçëm për hetimin e raportit të Dick Martyt për Kosovën

Ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim kërkesën e shumicës socialiste për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar, i cili do hetojë raportin e ish-euro deputetit Dick Marty mbi Kosovën. Ky komision do të hetojë raportin e Dick Marty, në të cilin theksohet se gjatë luftës së UÇK-së janë kryer krime kundër njerëzimit.

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, Mimi Kodheli po zotohet se çështja e zbardhjes së gjenocidit të dy dekadave më parë në Kosovë, do të jetë edhe kryefjala e politikës shqiptare.


Për këtë theksoi se të gjithë duhet të punojnë që të hedhin dritë mbi atë që ka ndodhur dy dekada më parë mbi popullin e Kosovës.

“Neve sapo kemi krijuar një komision të posaçëm, e kemi ngritur këtë komision që lidhet pikërisht me çfarë pyetet ju, një javë më përpara dhe besoj që pas konstituimit të komisionit do të vazhdojmë më tutje. Dhe do të shikojmë se si do të konkludojmë pikërisht me një çështje që sigurisht në jetën politike të Kosovës, por edhe në jetën politike tonë ka rëndësi të veçantë”, ka shtuar ajo.

Ajo pas takimit me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, tha se është shumë e rëndësishme që Kosova dhe Shqipëria të punojë bashkë, sepse vetëm kështu do t’ia dalin në rrugëtimin euro-atlantik.

“Duket sikur janë fjalë të mëdha që kanë pak vend në realitetin, në fakt besoj që janë fjalë zemre, të thëna nga një person aktiv akoma në politikën shqiptare por së pari të thënë nga një motër për vëllezërit dhe motrat kosovare. Falënderoj Timen për ftesën, dhe kolegët për pritjen, ashtu siç dua të falënderojë këdo personalitet që takova dhe takoj në ditën time njëditore të vizitës”, tha ajo.

Ndërsa, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Time Kadrijaj theksoi se edhe në vizitën në Shqipëri kanë kërkuar përkrahje, për çka edhe ka rrjedh krijimi i komisionit për zbardhjen e luftës së drejtë të UÇK-së.

“Ne do të vazhdojmë bashkë në zhvillimin e diplomacisë parlamentare. Kemi kërkuar ndihmë edhe për lobim për njohjen nga shtetet tjera jo-njohëse për Kosovën, edhe për liberalizim të vizave. Por, edhe për angazhim maksimal për nismat që mund të merren në Parlamentin Evropian në Këshillin e Evropës, sepse Shqipëria atje përfaqësohet me 12 deputetë. Dhe nëse këta 12 deputetë kemi një nismë që ka të bëjë me Kosovën ose me Shqipërinë, kërkojmë prej këtyre deputetëve që të lobojnë për anëtarësimin në organizata tjera ndërkombëtare”, theksoi Kadrijaj.

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka mbajtur sot takim me delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ndryshe, Mimi Kodheli është edhe nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ajo ka zhvilluar takim mëngjesin e sotëm edhe me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori