LAJMI I FUNDIT:

BDI: Izeti në një vijë me Siljanovskën dhe OBRM-PDUKM-në, i kërcënohet Ali Ahmetit

BDI: Izeti në një vijë me Siljanovskën dhe OBRM-PDUKM-në, i kërcënohet Ali Ahmetit

Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, në një vijë me Gordana Siljanovskën e OBRM-PDUKM-së. Madje, të njëjtit kanë marrë rolin e “mashës” së Mickoskit kundër gjithçkaje që është shqiptare, thuhet në reagimin e BDI-së.

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale
Lexo po ashtu Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Hiç më larg se sot, theksojnë nga atje, humbësi i zgjedhjeve të 24 prillit, Izeti dhe partnerët e tij, marrin guximin dhe kërcënojnë shqiptarët dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, duke tentuar të ndjellin frikë dhe pasiguri në prag të 8 majit, njëjtë sikurse po vepron Siljanovska dhe Mickoski.


“BDI dhe Fronti Europian shpreh shqetësimin për fjalorin e pistë të Izetit dhe opozitës shqiptare, ndërsa fton qytetarët të mos bien pre e agjendave të errëta dhe destabilizuese me qendër në Beograd dhe Moskë.

I bëjmë me dije Izetit dhe tellallëve të tij se Maqedonia e Veriut është tashmë anëtare e plotë e NATO-s dhe shumë shpejtë anëtare edhe e Bashkimit Evropian”, thonë nga BDI.

Nga atje shtojnë se rruga e trasuar dhe institucionet demokratike nuk mund të rrënohen me kërcënime policore, ndërsa këtë më së miri do ta kuptoni më 8 maj, kur Fronti Europian do të arrijë +20 deputetë./Telegrafi/