LAJMI I FUNDIT:

Fuqizohet industria gjermane, rritet shitja e makinave

Fuqizohet industria gjermane, rritet shitja e makinave

Shitjet e makinave kanë nxitur një rritje në prodhimin industrial në Gjermani, duke sinjalizuar se sektori i orientuar tek eksportet, ka sjellë një nisje të qëndrueshme të ekonomisë më të madhe të Evropës në tremujorin e katërt.

Qeveria gjermane ka prezantuar një serë paketash të stimujve për të ndihmuar kompanitë dhe konsumatorët përgjatë pandemisë, përfshirë incentive për të blerë makina elektrike dhe hibride.


Sipas zyrës Federale të Statistikave, prodhimi industrial u rrit me 3.2 për qind në muajin tetor, pas një rritjeje me 2.3 për qind një muaj më parë.

Kjo ishte rritja më e madhe që prej qershorit dhe theu projeksionet për një rritje me 1.6 për qind. Krahasuar me muajin shkurt, përpara se pandemia të mbërrinte në Gjermani, prodhimi industrial është në rënie me 5 për qind.

Në industrinë e makinave, që është sektori më i madh në Gjermani, prodhimi u rrit me rreth 10 për qind gjatë muajit, por është ende 6 për qind poshtë niveleve përpara pandemisë.

Masat e karantinës, që kanë detyruar një pjesë të madhe të sektorit të shërbimeve të mbyllen nga data 2 nëntor, po zbehin perspektivën për ekonominë në tremujorin e fundit. Por, sipas analistëve, rënia e Produktit të Brendshëm Bruto në fundvit, ka gjasa të jetë më pak e theksuar se në vendet fqinje evropiane, falë performancës së fortë të sektorit të manifakturës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori