LAJMI I FUNDIT:

Mediet pro-Kremlinit po e promovojnë vaksinën ‘Sputnik V’ si një mjet propagande në Amerikën Latine

Mediet pro-Kremlinit po e promovojnë vaksinën ‘Sputnik V’ si një mjet propagande në Amerikën Latine

Promovimi i vaksinës ruse “Sputnik V” ka marr një fokus të veçantë në audiencën spanjishtfolëse të Amerikës Latine.

Ndryshe nga kjo, kur publikimet në mediet pro-Kremlin në gjuhën spanjolle qarkulluan teori konspirative se, Aleanca Veri-Atlantike po e përdor pandeminë COVID-19 për t’u zgjeruar në Paqësor, ato tani përqendrohen në krijimin e një atmosfere të pranueshme për vaksinën e prodhuar nga Rusia.


Sipas EUvsDisinfo, përcjell Telegradi, kur synojnë audiencën e Amerikës Latine, mediet pro-Kremlin ndjekin një qasje për të formuar në mënyrë të favorshme mjedisin e informacionit: mbulimi sa më i gjërë i pandemisë COVID-19, ndiqet me mesazhe të vazhdueshme për sukseset e “Sputnik V” dhe dështimet e prodhuesve të tjerë të vaksinave. 

Në të njëjtën kohë, çdo pyetje lidhur me sigurinë e vaksinës ruse hidhet poshtë si paragjykim anti-rus.

Dashuria për ‘Sputnik V’ në mediet sociale

Deri në fund të muajit nëntor, mediet pro-Kremlin që publikojnë në gjuhën spanjolle kanë botuar mbi 440 artikuj rreth Coronavirusit dhe pandemisë. 

Ndikimi i tyre është më i dukshëm në mediet sociale, ku artikujt e Russia Today (RT) dhe Sputnik duke përmendur vaksinën u shfaqet 3.4 milionë herë.

Ndoshta është e kuptueshme që njerëzit e duan një vaksinë, por përmbajtja ka shkaktuar paqartësi dhe ka arritur të tërheqë vëmendjen në mediet sociale. 

Për shembull, një artikull i Sputnik Mundo që pretendon se, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Microsoft po sabotojnë vaksinën ruse ka grumbulluar mbi 45 mijë reagime në Facebook. 

Një histori tjetër shfrytëzoi ndjenjat anti-globaliste duke pretenduar se, vaksina ruse shkatërroi biznesin e “Big Pharma” dhe se “Sputnik V” është një vaksinë humanitare. Artikulli mori mbi 160 mijë reagime në Facebook.

Profilet e RT dhe Sputnik në gjuhën spanjolle në rrjetet sociale ndiqen nga mbi 26 milionë përdorues, kurse në llogaritë e tyre në gjuhën angleze kanë 19 milionë ndjekës, ruse 6 milionë ndjekës, franceze 3 milionë ndjekës dhe gjermane 1.3 milion ndjekës.

Mediat pro-Kremlin kanë provuar të jenë një mjet efikas i propagandës të sponsorizuar nga shteti. 

Sipas medieve ruse, mbi 50 vende kanë kërkuar të blejnë vaksinën “Sputnik V”, mes tyre është Brazili, Meksika dhe Venezuela. Nga perspektiva e Sputnikut, e vetmja gjë që është në gjendje ta ngadalësojë shpërndarjen e “Sputnik V” janë Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë frymë, çdo zë kundër sigurimit të vaksinës ruse nga vendet e Amerikës Latine do të atakohet me një reagim të ashpër nga mediet pro-Kremlin. Rasti në fjalë është Argjentina, presidenti i së cilës tha se, do të blinte deri në 25 milionë doza të “Sputnik V”.

Derisa Sputnik në spanjisht tha se, për Argjentinën kjo është mundësia për ta lënë “karantinën e përjetshme”, mediet vendore ishin skeptike. Për shembull, e përditshmja argjentinase La Nacion, publiko një studim të qendrës së pavarur ruse për sondazhe Levada Center, ku thoshte se 59 për qind e rusëve do të refuzonin ta merrnin vaksinën “Sputnik V”.

Lidhur me këtë ka reaguar zëvëndësredaktorja e RT në gjuhën spanjolle, Inna Afinogenova, e cila gjithashtu drejton një kanal të njohur në YouTube. 

Afinogenova vetë ka dalë vullnetare për t’u vaksinuar me “Sputnik V” dhe ka qenë një nga avokatët e saj më të zëshme. Një nga videot e saj e cila është shikuar mbi 500 mijë herë thotë se, “Big Pharma do të humb miliona dollarë për shkak të vaksinës”.

Problemi i kredibilitetit

Narrativat që akuzojnë mediet botërore për paragjykim “anti-rus” dhe madje përpjekjen për të diskredituar vaksinën “Sputnik V” nuk janë unike për publikimet pro-Kremlin në gjuhën spanjolle.

Për shembull, një shkrim i botuar së pari nga agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti, që është e kontrolluar nga shteti, thotë se interesat farmaceutike qëndrojnë mbrapa për të diskredituar vaksinën ruse.

Të mendosh rreth paragjykimeve të supozuara anti-ruse është ndoshta më e përshtatshme për redaktorët e medieve pro-Kremlin, sesa adresimi i besueshëm i problemit.

Testimet e “Sputnik V” janë duke treguar rezultate premtuese, megjithëse një optimizëm i tillë bazohet në prova jo të plota.

Mediet pro-Kremlin, të cilat në të kaluarën kanë pretenduar se, SHBA-ja po e instrumentalizon helmimin e Alexei Navalnyt, i njohur si kritik i ashpër i Vladimir Putnit është për të bllokuar vaksinën “Sputnik V” dhe se Coronavirusi është krijuar në laboratorët biologjik të NATO-s.

Prandaj, krijimi i besueshmërisë kërkon shumë më shumë përpjekje sesa të tregosh histori që shërbejnë për propagandë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kalo në kategori