LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla takohet me komandantin e ri të KFOR-it, flasin për sigurinë në Kosovë

Haradinaj-Stublla takohet me komandantin e ri të KFOR-it, flasin për sigurinë në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, u takua sot me komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Franco Federici.

Haradinaj-Stublla dhe komandanti Federici diskutuan për situatën aktuale në Kosovë, me theks të veçantë situatën e sigurisë në vend, të cilën e vlerësuan bashkërisht si të qetë dhe të qëndrueshme, transmeton Telegrafi.

“Ministrja falënderoi KFOR-in për punën dhe përkushtimin e palodhur të ushtarëve për angazhimin dhe kontributin e tyre të pakursyer në ofrimin e sigurisë dhe ruajtjen e paqes në vend që prej përfundimit të luftës, tash e 21 vite.

Ministrja Haradinaj-Stublla dhe Komandanti Federici theksuan bashkërisht rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe komunikimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it”, thuhet në njoftimin e bërë nga MPJ.

Në referencë të motos së Komandës së KFOR “As One We Progress” (Si një, ne përparojmë), Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Komandanti i KFOR u dakorduan se kjo moto duhet të udhëheqë edhe bashkëpunimin në të ardhmen midis institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Biografia e Hristijan Mickoskit, kryeministrit të ri të Maqedonisë së Veriut

Biografia e Hristijan Mickoskit, kryeministrit të ri të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Shi, shtrëngata dhe breshër – parashikimi i motit për këtë javë

Shi, shtrëngata dhe breshër – parashikimi i motit për këtë javë

Lajme
15 muaj burgim dhe 12 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

15 muaj burgim dhe 12 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

Drejtësi
​Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet

​Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet

Lajme
Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?

Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?

Lajme
Vdes albanologu Mehmet Rukiqi

Vdes albanologu Mehmet Rukiqi

Lajme
Kalo në kategori