Presidenti i zgjedhur Joe Biden thotë se ai dëshiron që Shtetet e Bashkuara të kthehen në marrëveshjen bërthamore të Iranit 2015, nëse Teherani rifillon zbatimin e saj. Por ekspertët thonë se kthimi në paktin bërthamor me Iranin nuk do të jetë i lehtë.
Vrasja e shkencëtarit të lartë bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh në fund të nëntorit rriti tensionet në Lindjen e Mesme dhe kërcënon të komplikojë politikën amerikane ndaj Iranit. Presidenti i zgjedhur Joe Biden thotë se ai do të dëshironte t’i kthente Shtetet e Bashkuara në marrëveshjen bërthamore me Iranin të nënshkruar në vitin 2015, nëse Teherani fillon ta zbatojë atë.
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo e ka bërë tërheqjen nga kjo marrëveshje dhe fushatën e “presionit maksimal” mbi Teheranin një nga bazat e politikës amerikane ndaj Lindjes së Mesme, duke e quajtur “të butë” diplomacinë e administratës Obama ndaj Teheranit.
“Me ndihmën e aleatëve tanë të Gjirit, fushata jonë e presionit maksimal e izoloi Iranin në fushën diplomatike, ushtarake dhe ekonomike. Deri tani ne kemi vendosur 77 raunde sanksionesh që kanë vënë në shënjestër afër 1500 individë dhe subjekte”, tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo.
Ekspertët kanë mendime të ndryshime mbi efekivitetin e fushatës së presionit maksimal.
“Unë mendoj se ka qenë shumë efektive në kufizimin e aftësisë së regjimit për të financuar grupet dhe aktorët destabilizues në rajon”, thotë eksperti i Fondacionit Heritage, James Carafano.
“Kjo politikë ka qenë një katastrofë sepse megjithëse ka qenë jashtëzakonisht e dhimbshme për iranianët, ajo nuk e ka ndryshuar politikën e jashtme të Iranit në asnjë fushë, programi bërthamor ka përparuar”, thotë Trita Parisi nga Instituti Quincy për Shtet të Përgjegjshëm.
Ekspertët thonë se ekipi i ardhshëm i presidentit të zgjedhur, Joe Biden do të ketë një numër përparësish urgjente. Pandemia e koronavirusit dhe Irani ka të ngjarë të jenë ndër çështjet kryesore të administratës së re amerikane.
“Në Uashington çdo gjë që lidhet me Iranin kërkon një mbështetje vërtetë të madhe politike. Prandaj, unë mendoj se ekzistojnë pyetje të arsyeshme mbi atë nëse ekipi i zotit Biden do të duhej të shpenzonte këtë lloj kapitali politik në ditët e para të administratës (së re amerikane)”, thotë Henry Rome, ekspert i Grupit të Euroazisë.
Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif këtë muaj e quajti administratën Trump “një regjim mashtrues” dhe tha se nëse Joe Biden vendos të ndryshojë kurs dhe të respektojë angazhimin fillestar të Amerikës ndaj marrëveshjes bërthamore, Teherani gjithashtu do ta zbatonte atë plotësisht. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëToka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe
Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur
Ministri i Jashtëm francez thotë se nuk ka 'vija të kuqe' në mbështetjen e Ukrainës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj